Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 11.07.2020 03:02

​Këshilla të vlefshme dashurie

Prishtinë | 04/02/2020 07:41

​Secila lidhje është e veçantë në vetvete dhe nuk ekzistojnë rregulla universale se si të silleni.

Shpeshherë dëgjojmë dikë që thotë se është më i mençur dhe me përvojë (sidomos nëna apo motra më e madhe), e cila na këshillon se çfarë duhet të bëjmë në situata të caktuara.

Megjithatë, po ju sjellim disa këshilla romantike që ndoshta nuk keni pasur rastin t’i dëgjoni nga ato.

Kujtoni fillimin e lidhjes suaj

Ju kujtohet fillimi i lidhjes suaj, ku gjithçka ishte emocionuese dhe interesante? Ju ndoshta keni dalë në shumë takime dhe keni ngrënë nëpër shumë restorante. Mos harroni asnjëherë gjërat që i keni bërë në fillim të lidhjes, kjo ju ndihmon ta kaloni lehtë periudhën e mjaltit dhe ju mban lidhjen të gjallë.

Harroni traditat

Ne jetojmë në shekullin XXI dhe kanë ndodhur shumë ndryshime deri tani. Harroni se mashkulli gëzon autoritetin dhe se femrat nuk janë të pavarura. Përkundrazi, sot fuqia e femrës është e padiskutueshme, ata dinë se çfarë duan dhe nuk kanë prirje vetëm për kuzhinë.

Luftoni për dashurinë tuaj

Jeni optimist dhe luftoni për shpirtin tuaj binjakë. Jini shumë të përgatitur për të punuar shumë rreth lidhjes suaj. Fundja, nëse është një dashuri e mjaftueshme, asgjë nuk do të jetë e vështirë për ju që ta mbani dashurinë të gjallë dhe të zgjasë përgjithmonë.

Nuk ekzistojnë dy lidhje të njëjta dashurie

Edhe pse është mirë që ndonjëherë të konsultoheni me një mik rreth problemeve që i keni në marrëdhënie, mbani mend se çdo marrëdhënie është e veçantë në llojin e vet. Lidhjen duhet ta ndërtoni vet sepse ju më së miri e dini se çfarë dëshiron partneri juaj dhe çfarë e bën atë të lumtur.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress