Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 27.09.2021 09:57

​Kinezët hedhin derrin nga një lartësi 68 metrash - foto/video

Pekin | 26/01/2020 20:13

Kina nuk është një vend që i mban shumë të drejtat e njeriut, kështu që ndoshta është e çmendur të presësh që ata t’i trajtojnë kafshët më mirë.

Videoja, e cila po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë, ka shokuar botën me brutalitetin e saj.

Ajo tregon sesi lidhën një derr në parkun kinez të Chongqing dhe e detyruan të hidhej nga një kullë e lartë 68 metra.

Kafsha e pakënaqur as nuk mund të rebelohej kur fluturoi drejt tokës, duke mos ditur se çfarë po i bënin, transmeton KosovaPress.

Mizoria e kafshëve nuk është e ndëshkueshme sipas ligjit kinez, dhe ky vend shpesh është thirrur për trajtim mizor të kafshëve. Por kjo nuk i pengon ata të vazhdojnë të organizojnë rregullisht festivale siç është festivali i mishit të qenve Yulin, ku mishi i qenve është një ushqim kryesor, shkruan ‘Independent’.

Njerëzit në mediat sociale kanë shprehur neverinë e tyre për incidentin, duke dënuar parkun.


Incidenti ndodhi më 18 janar dhe derri, i cili sipas raporteve lokale peshonte 75 kg, u shty nga kulla me një mantel vjollcë rreth shpatullave.

Ajo që ndodhi me derrin nuk u tregua më pas, megjithëse raporte të shumta të mediave lokale thonë se ai përfundimisht u dërgua në thertore.

"Vrasja e kafshëve për konsum dhe trajtimi i tyre i egër për argëtim janë dy gjëra të ndryshme," komentoi një përdorues i rrjetit Twitter.

"Derrat përjetojnë dhimbje dhe frikë në të njëjtën mënyrë si ne, dhe kjo dredhi e neveritshme e marketingut duhet të jetë e paligjshme", tha Jason Baker, nënkryetari i lartë i fushatës ndërkombëtare Peta, për BBC News.

https://youtu.be/F68CX67ni8o


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress