Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 11.07.2020 10:01

​Lady Gaga: Fotografia e parë me të dashurin e ri - foto

Majami | 04/02/2020 18:36

Këngëtarja Lady Gaga nuk e fsheh që është përsëri në lidhje dashurie.

Ajo postoi një fotografi në Instagram me të dashurin e saj të ri, biznesmenin Michael Polansky, duke konfirmuar lidhjen pas disa muajsh spekulimesh.

“Kishim shumë qejf në Majami. Unë ju dërgoj dashuri tifozëve, ju jeni më të mirët”, shkroi ajo krahas një foto në një jaht ulur në prehër të Michael.

Çifti shijoi një fundjavë në Majami, ku paparacët i fotografuan duke u puthur dhe për herë të parë u panë së bashku për natën e Vitit të Ri në Las Vegas.

Polansky është një i diplomuar në Harvard dhe themelues i fondacionit Parker, i cili mbështet veprime filantropike në shkencë, shëndetësi publike, shoqata qytetare dhe arte.

Ajo është gjithashtu në bordin e Institutit për imunoterapi, i cili ofron mbështetje financiare për kërkime në trajtimet e kancerit.

Kjo është lidhja e parë e Gaga që nga ndarja me Christian Carin në shkurt të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress