Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 30.11.2020 09:29

​Madonna këmbëngul që Harry dhe Markle të marrin me qira apartamentin e saj

Nju Jork | 04/02/2020 19:17

Në fillim të këtij viti, Harry dhe Meghan njoftuan se ata janë larguar nga familja mbretërore duke u zhvendosur në një rezidencë në Kanada me djalin Archie, tetëmuajsh.

Madonna, e cila ka qenë në Londër gjatë turneut Madame X të saj, ka thënë se çifti nuk duhet të shkojë në Kanada, pasi që sipas saj, atje është një vend i mërzitshme dhe se ata duhet të marrin me qira apartamentin e saj në Nju Jork, transmeton KosovaPress.

“Unë do t'i lejoj ata të marrin me qira apartamentin tim në Central Park West. Ka dy dhoma me pamjen më të mirë në Manhattan. Ballkoni është i pabesueshëm”, është shprehur ajo.

Në vitin 2018, ylli humbi një betejë të gjatë gjyqësore me bordin e saj në Manhattan, pasi një gjykatëse deklaroi se ajo duhet të jetë e pranishme fizikisht sa herë që qëndron familja ose stafi, ose të humbasë apartamentin e saj në vlerë 7.3 milionë dollarë në Nju Jork.

Këngëtarja e hitit “Like A Prayer”, vendbanimi kryesor i së cilës është një rezidencë në vlerë 40 milionë dollarë në Upper East Side, ngriti një padi kundër bordit të apartamenteve Harperley Hall, në prill 2016. Ajo bleu pronën në vitin 2008.

Padia u ngrit dy vjet pasi bordi ndryshoi rregullat e ndërtimit për të kufizuar fëmijët dhe stafin e këngëtares nga qëndrimi në lokalet - të vendosura në W. 64th Street dhe Central Park West - pa qenë "në vendbanim" të saj në atë kohë.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress