Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 27.09.2021 10:21

​Madonna kërkon ndjesë, anuloi koncertin në Londër

| 26/01/2020 15:39

Madonës i vjen tmerrësisht keq për faktin që u detyrua të anulonte shfaqjen e parë në Londër të turneut të saj botëror “Madame X“.

Ylli i popit duhet t`i niste këtë të hënë 15 spektaklet e saj në London Palladium. Por nga sa shpjegonte në deklaratë, ishte “pllakosur nga disa dëmtime që prej fillimit të turneut, dhe mjekët e kanë këshilluar të pushojë për disa ditë”.

Madona sqaroi se personat që kishin blerë bileta për të hënën do të rimbursohen, ndërsa show i të mërkurës do të realizohet sipas planifikimit. “Më vjen shumë keq për anulimin e koncertit të datës 27 janar në Londër, por unë gjithmonë duhet ta dëgjoj trupin tim dhe të vendos në plan të parë shëndetin.

Gjëja e fundit që dua të bëj është të zhgënjej fansat e mi ose të kompromentoj integritetin e spektaklit. Ndaj do të vazhdoj të këndoj derisa të mos mundem më“ është shprehur këngëtarja në deklaratën e saj. Javën e kaluar, po pë shkak të dëmtimeve, Madona anuloi dhe koncertet në Portugali. Ajo nuk e ka treguar së për çfarë dëmtimesh bëhet fjalë saktësisht, por në muajin nëntor pati përmendur përpara publikut në San Fracisko se kishte pasur probleme me gjurin e kishte folur për ndrydhje ligamentesh.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress