Në koncertin e 2 shkurtit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do drejtohet nga violinisti më i shquar i kohës dhe një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, mjeshtri Maxim Vengerov.
Ai rikthehet në Prishtinë pothuajse pas 20 vjetësh, por këtë herë, për të dirigjuar orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.
“Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, duke performuar për fëmijët e Kosovës. Në program do interpretohet “Simfonia e 7-të” dhe “Koncerti për violinë, violonçel dhe piano” nga Beethoveni me solistët e dalluar Özcan Ulucan në violinë, László Fenyő në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano. Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven. Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 - 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës”, njofton Filharmonia e Kosovës.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019