Fluturimi i Pegasus Airlines, që mbante 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit, duke shtuar se gypi kishte zjarr, por që atëherë është shuar.

Pamjet menjëherë pas rrëzimit duket se tregojnë pasagjerët që largohen nga Boeing 737 përmes çarjeve të aeroplanit.

Pjesa e brendshme e kabinës mund të shihet qartë, me vendet që paraqiten të dëmtuara dhe dyert e hapura.
Mjekët janë gjithashtu në skenë dhe duket se po përpiqen të bëjnë një shpëtim nga rrënojat e aeroplanit.

Kushtet në aeroport, i cili tani është zhytur në errësirë, mund të vazhdojnë të vështirësohet me reshjet e shiut në Stamboll.
Ministri i Transportit i Turqisë Cahit Turhan ka thënë se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një "ulje të ashpër". Zyrtarët thonë se 52 persona janë në spital si rezultat i incidentit.
Incidenti vjen vetëm një muaj pasi një aeroplan tjetër Pegasus doli nga pista në të njëjtin aeroport.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019