Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 01:12

​Pas zjarreve dhe vërshimeve, Australia në rrezik nga merimangat vdekjeprurëse

Kanberra | 22/01/2020 12:47

Australia tashmë është përballur me zjarre të mëdha në natyrë, vërshime dhe breshër.

Megjithatë, tash ekspertët kanë paralajmëruar për një rrezik tjetër – merimangat vdekjeprurëse.

Duke qenë autoktone në shumicën e rajoneve pyjore në pjesën lindore të Australisë, disa lloje të merimangës rrjetë-hinkë janë të njohura për helmin e tyre shumë të rrezikshëm, i cili arrin efekt në mënyrë të shpejtë.

Zyrtarët e parkut të zvarranikëve me bazë në Somersby thanë se aktiviteti i këtyre merimangave është rritur ditëve të fundit.

“Për shkak të reshjeve të fundit dhe tashmë ditëve të ngrohta që po i përjetojmë, merimangat rrjetë-hinkë do të fillojnë të lëvizin”, tha zëdhënësi i këtij parku, Daniel Rumsey.

“Ky lloj i merimangave janë ndër llojet më të rrezikshme në botë sa i përket kontaktit me njerëz dhe ne duhet ta trajtojmë këtë çështje shumë seriozisht”, shtoi ai.

Rumsey tha se helmi i këtyre merimangave është shumë i rrezikshëm dhe mund t’i vrasë njerëzit, duke paralajmëruar se tash për tash ekzistojnë kushte të përkryera klimatike për përhapjen e tyre, shkruan CNN.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress