Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 30.11.2020 09:22

​Pesë profesione që mund t’i ushtroni nëse keni diplomë në shkenca kompjuterike

Prishtinë | 05/02/2020 07:45

Tregu i punës në Kosovë, ka pësuar ndryshime gjatë periudhave të caktuara kohore. Me avansimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale është rritur nevoja për personat që kanë njohuri në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Nëse keni studiuar shkenca kompjuterike, ekzistojnë shumë profesione të cilat mund t'i  ushtroni edhe në Kosovë. Akademi Pune, ju njofton me këto profesione. 

1. Software Developer (Zhvillues softuerik)

    

Si Software Developer, ju mund të krijoni programe softuerike të cilat ua mundësojnë dhe lehtësojnë përdoruesve të kryejnë detyra të caktuara në pajisje të caktuara elektronike, siç janë kompjuterët apo smart phones (telefonat e mençur). Nëse ushtroni një profesion të tillë, ju luani rol të rëndësishëm dhe keni përgjegjësi të madhe në mirëmbajtjen, zhvillimin dhe testimin e softuerit në tërësi.

2. Database Administrator (administrator i bazës së të dhënave)

    

Në profesionin si Database Administrator (administrator i bazës së të dhënave) ju analizoni dhe vlerësoni nevojat dhe të dhënat e përdoruesve. Po ashtu, ju keni rol edhe në zhvillimin dhe përmirësimin e burimeve të të dhënave që përdoren për të ruajtur informata të besueshme.

3. Web Developer (zhvillues softuerik)

    

Si zhvillues Softuerik, roli juaj është vlerësimi i nevojave të përdoruesve për burime të bazuara në informata. Në këtë profesion, duhet po ashtu të jeni kreativ pasi që mund të keni përgjegjësi në mirëmbajtje të faqeve të ndryshme dhe t’i bëni ato sa më lehtë të qasshme për përdoruesit.

4. Computer and Information Researcher (Studiues i kompjuterit dhe informacionit)

    

Sa i përket këtij profesioni, roli kryesor është zbulimi dhe dizajnimi i qasjeve moderne në operimin teknologjik si dhe aplikimi i metodave inovative për teknologjinë ekzistuese. Personat në këtë profesion kanë përparësi të madhe në tregun e punës ngase me njohuritë që posedojnë zgjidhin probleme të ndërlikuara kompjuterike në biznes, shkencë, mjekësi si dhe fusha të tjera.

5. IT Project Manager (Menaxher Projekti në IT)

    

Në profesionin si IT Project Manager, ju mund të keni detyra të caktuara si: analizimi i problemeve teknike, propozimi i zgjidhjeve të reja dhe këshillimi për ngritje të produktivitetit. Gjithnjë duke u bazuar në aftësitë e juaja personale dhe njohuritë që posedoni në lidhje me fushën e shkencave kompjuterike.

Këto janë vetëm disa nga shumë profesione që mund t'i ushtroni në fushën e teknologjisë dhe informacionit sepse numri i tyre është shumë i madh. Me zhvillimin e hovshëm të kësaj fushe, kërkesa për këto profesione mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress