Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:31

​Presidenti i Finlandës dhuron 200,000 euro për fëmijët e varfër

Helsinki | 22/01/2020 19:27

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhuroi 200,000 euro fëmijëve të varfër për të shpenzuar në arsim.

Sipas mediave finlandeze, presidenti i Finlandës ka vendosur t'u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ai kërkoi që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve në nevojë, në mënyrë që ata të sigurojnë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera arsimore të nevojshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i Finlandës mblodhi rreth 1.5 milion euro në formë donacioni, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress