Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 01:54

​Shkumba e detit mbulon qytetin spanjoll - video

Madrid | 22/01/2020 16:25

Shkumba e oqeanit të martën mbuloi pjesë të qytetit bregdetar spanjoll Tossa de Mar, pasi që stuhia Gloria shkaktoi valë të larta.

Pamjet treguan se valët po përplasen në plazhin e Tossa de Mar, me ujërat që lëviznin nëpër restorante dhe biznese të linjës bregdetare, gjatë rrugës për në qendrën e qytetit të vjetër.

Shkumba e detit formohet normalisht kur oqeani thith koncentrime të larta të lëndës organike, siç janë lulëzimi i algave që formojnë agjentë shkumues.

Autoritetet në Tossa de Mar e përshkruanin situatën si të komplikuar, megjithatë, informuan se shkumba nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress