Aktori i skenës dhe ekranit ishte i mirënjohur për një varg rolesh, përfshirë Spartakun klasik të vitit 1960, në të cilin luajti personazhin titullar.
Lindur në Nju Jork në vitin 1916, ai u ngrit gjatë "epokës së artë" të Hollywoodit, duke fituar nominimin e tij të parë për Oscar për filmin Kampion në vitin 1949, transmeton KosovaPress.
Ai ishte gjithashtu babai i aktorit fitues të çmimit Oscar, Michael Douglas.
Djali i tij Michael tha në një deklaratë: "Me trishtim të jashtëzakonshëm unë dhe vëllezërit e mi njoftojmë se Kirk Douglas na la sot."
"Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave ... por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht baba," tha aktori.
"Më lejoni të mbaroj me fjalët që i thashë në datëlindjen e tij të fundit dhe të cilat gjithmonë do të qëndrojnë të vërteta. Baba - unë ju dua aq shumë dhe jam shumë krenar që jam biri juaj".
Gruaja e Michael dhe nusja e Kirkit, aktorja uellsiane Catherine Zeta Jones, postoi një fotografi të të dyve së bashku, duke shkruar: "Do të të dua për gjithë jetën time. Më mungon tashmë".

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019