Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 04:46

​Stërvitja e përditshme e Brandit, qenit policor që zbuloi njerëz nën rrënojat e tërmetit - video

Tiranë | 08/12/2019 20:08

Brandi është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, dhe efikasiteti që ai tregoi në kërkimin e banorëve nën rrënojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, vjen nga një stërvitje e përditshme e mirorganizuar nga ana e trajnerëve të tij.

Policia e Shtetit publikoi sot pamje të stërvitjes së përditshme të Brandit, qenit që tashmë e njohin të gjithë nga transmetimet televizive të kërkimeve nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, të rrëzuar nga tërmeti.

Ky nuk ishte misioni i parë i Brandit, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë./atsh


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress