Gruaja kishte filluar t’i ndiente dhimbjet e lindjes gjatë fluturimit dhe e lindi foshnjën rreth orës 3 të mëngjesit me ndihmën e pesë anëtarëve të ekuipazhit dhe një mjeku që ndodhej në mesin e pasagjerëve.
Aeroplani i kompanisë “Qatar Airways”, i cili ishte nisur nga Doha e Katarit drejt kryeqytetit tajlandez, Bangkok, u detyrua të bënte ulje emergjente në Kalkutë të Indisë.
Gruaja dhe foshnja më pas u dërguan në një spital të këtij qyteti dhe raportohet se ndodhen në gjendje të mirë, shkruan Independent.
Kjo nuk është hera e parë që një grua lind gjatë fluturimit me aeroplan. Në korrik të vitit 2019, një grua kishte lindur vajzë gjatë fluturimit nga Doha drejt Bejrutit.
Në shkurt të vitit 2019, një fëmijë ishte lindur gjatë fluturimit të një aeroplani nga Porto Riko drejt Floridës.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019