Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 26.09.2020 10:20

​”Titanic” mbrohet me traktat

Londër | 21/01/2020 15:12

Skeleti i anijes së njohur “Titanic” do të mbrohet nga turistët dhe eksploruesit e padëshiruar në kuadër të një traktati të pazakontë të arritur mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, që hyri sot në fuqi, theksoi ministrja britanike e Deteve, Nusrat Ghani.

“Kjo marrëveshje me SHBA-në për mbrojtjen e skeletit nënkupton se ajo do të trajtohet tashmë me ndjeshmëri dhe respekt për strehën e fundit të 1.500 personave”, deklaroi në një komunikatë ministrja, gjatë një vizite në Belfast (Irlandë e Veriut) ku anija u ndërtua.

Traktati, i nënshkruar në vitin 2003 nga Britania e Madhe, hyri në fuqi pasi u ratifikua nëntorin e kaluar nga kreu i diplomacisë amerikane, Mark Pompeo.

“Ai u mundëson dy vendeve të akordojnë apo refuzojnë licencat që autorizojnë hyrjen në skeletin e anijes apo të nxjerrin objekte”, sipas komunikatës./atsh

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress