Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 22.09.2020 03:55

​Transgjinorja shqiptare tregon si u përdhunua në moshën 10-vjeç -video

Tiranë | 19/01/2020 22:49

Transgjinorja Anxhela tregon si u përdhunua në moshën 10-vjeç nga një burrë në spital.

Ajo në emisionin “ThumbON” të Ora News ka rrëfyer një histori të errët në jetën e saj, kur u përdhunua nga një burrë në spitalin ku po kurohej.

“Në moshën 10-11 vjeç u përdhunova nga burri i një sanitare në spital. Në oborrin e spitalit ishte një burrë përball meje me një pako biskota të mbështjella me letër, më mori në shtëpinë e vetë dhe mbylli derën. Duke ngrënë biskotat më ka qëlluar me diçka mbrapa dhe humba ndjenjat. Më kanë gjetur përmbys dhe pizhamet ishin bërë me gjak. Doktorët zbuluan se isha përdhunuar. Sanitarja u nda nga ai dhe nga marazi i dha fund jetës”, përfundon Anxhela. /oranews/


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress