Vdekja e 12-vjeçares ishte arsyeja që prokurori publik egjiptian të urdhëronte arrestimin e prindërve të saj dhe mjekut që kreu procedurën, i njohur gjithashtu si rreth-prerje femre, tha zyra e prokurorit.
Ligji, i miratuar në vitin 2008, ndalon gjymtimin e organeve gjenitale të grave, transmeton KosovaPress.
Një studim i vitit 2015 nga qeveria egjiptiane zbuloi se 87 për qind e grave midis moshës 15 dhe 49-vjeç ishin gjymtuar.
Në vitin 2016, Parlamenti egjiptian miratoi ndryshime në ligj, duke bërë rreth-prerjen, e cila ishte një kundërvajtje deri atëherë, një vepër penale e dënueshme me gjykime të ashpra dhe dënime.
Sidoqoftë, aktivistët për të drejtat e grave besojnë se ka akoma zbrazësi në ligj. Përkatësisht, ligji penal ndëshkon gjymtimin e organit gjenital të femrës vetëm në rastet kur nuk ka justifikim mjekësor.
Që nga mesi i viteve 1990, Egjipti është përballur me një numër në rritje të rasteve të tilla, një zakon shekullor për të cilin besohej gabimisht se kontrollonte seksualitetin e grave.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019