Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:31

​Vajza me flokët më të gjatë në botë - foto

Nju Delhi | 22/01/2020 16:17

Një 17-vjeçare indiane ka arritur ta ruajë kurorën e saj si adoleshentja me flokët më të gjatë në botë për më shumë se një dekadë pasi vendosi të mos priste më flokët.

Nilanshi Patel nga Modasa në shtetin Guxharat, mbetet e para në botë sipas librit të rekordeve Guinness pasi arriti të përmirësonte rekordin e vet të mëparshëm të 170.5 centimetrave kur pas matjeve, rezultoi se flokët e saj kishin mbërritur gjatësinë 190 centimetra.

Miqtë i kanë vënë Nilanshit nofkën “Rapunzel”, duke e krahasuar atë me princeshën e përrallës së vëllezërve Grim. Patel thotë se ka 11 vjet që nuk shkel në parukeri.


Vajza thotë se flokët e saj të gjatë një ose dy herë në javë. Më së shumti i mban të lidhur gërshetë, por ndonjëherë preferon t`i kapë lart, duke shpjeguar se problemet më të mëdha i has kur shkon për të notuar.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress