Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 09:39

​Vërtetohet autoportreti i Van Gogut kur vuante nga psikoza

Prishtinë | 20/01/2020 18:35

Ekspertët konfirmuan sot autenticitetin e një autoportreti të Vincent van Gogh, ku ai paraqet një pamje të trishtuar, duke i dhënë fund kështu dekadave të tëra me paqartësi rreth pikturës së konsideruar prej tyre si e vetmja vepër e realizuar nga artisti holandez gjatë periudhës kur ky vuante nga psikoza.

Në pikturën e titulluar “Autoportret” (1889), artisti i torturuar është vetëpërfaqësuar me kokën të përkulur poshtë, vështrimin bosh, një shprehi trishtimi në fytyrën e mbyllur dhe e gjithë kjo me ngjyrime të zbehta.

Pas analizës shkencore me rreze X, studimit të shiritave dhe referencave për pikturën të gjendur në letrat e piktorit drejtuar vëllait të tij, Theo, ekspertët vërtetuan se kanavaca ishin pikturuar në fund të verës 1889, kohë kur Van Gogh po qëndronte në një azil psikiatrik në Saint-Rémy-de-Provence, në jug të Francës.

Piktura është realizuar me ngjyra më të zbehta se pikturat e po të njëjtës periudhë dhe një pjesë e saj duket e papërfunduar./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress