< Lajme nga biznes
Kerko

Ministri Bislimi takim njohës me ambasadorin gjerman Heldt

06/02/2020 17:23 Ministri Bislimi takim njohës me ambasadorin gjerman Heldt
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Christian Held, të cilin e informoi rreth prioriteteve që Ministria e Financave do t’i ketë gjatë mandatit 4-vjeçar.

Ai gjithashtu e njoftoi diplomatin gjerman për procesin e hartimit të buxhetit të Kosovës si dhe harmonizimin e tij në përputhje me prioritetet të cilat dalin nga programi i Qeverisë Kurti.

Ndër të tjera, ministri Bislimi e ka siguruar palën gjermane që do të mbulojë shpenzimet e dala nga qëndrimi i refugjatëve shqiptarë në Parkun e biznesit në Prizren që nga tërmeti në Shqipëri.

Loading...

Ndërsa, ambasadori Heldt ofroi ndihmën e Qeverisë gjermane në fushën e bashkëpunimit financiar si dhe e informoi ministrin Bislimi rreth projekteve që janë të përkrahura nga banka gjermane KfW dhe GIZ, ku ndër to është edhe Parku i biznesit në Prizren.

Loading...