Ministri Gashi uron qytetarët dhe bashkatdhetarët për Vitin e Ri
31/12/2019 15:04
“Uroj që te secili prej jush, arritjet e sukseset ta kenë dominuar këtë vit. Jam i lumtur që gjatë këtij viti kemi arritur që si Ministri ta kalojmë në lexim të parë, projektligjin për Diasporën. Jam i lumtur që kemi takuar e kemi vënë themele bashkëpunimi me shumë bashkatdhetarë e investitorë nga diaspora, që në vitin që po hyjmë e ne ato që do vijnë, do kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.
E gjithashtu i kemi sjelle për herë të parë në Kosovë një grup të arbëreshëve të Italisë, që paraqesin kulturën dhe traditën shqiptare që ka rezistuar ndër shekuj.
Duke falënderuar secilin qytetarë që ka kontribuar e kontribuon në të mirën e Kosovës, shtetit që të gjithë duam, uroj që në vitin 2020 të keni shëndet në radhë të parë dhe të keni mundësi që të realizoni qëllimet tuaja”, thuhet në urim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019