< Komunikata
Kerko

Studim mbi kënaqshmërinë e turistëve në Prizren

08/01/2020 15:38 Studim mbi kënaqshmërinë e turistëve në Prizren
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka realizuar një studim mbi kënaqshmërinë e turistëve që kanë vizituar qytetin e Prizrenit, duke e ditur rëndësinë e turizmit dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për nivelin e kënaqësisë dhe pritjeve të turistëve që zgjedhin Prizrenin si destinaicon turistik.

Si qëllim tjetër i hulumtimit ka qenë identifikimi i komponentëve kryesorë të turizmit që ndikojnë në tërheqjen e më shumë vizitorëve në Prizren dhe ndërtimi i një matësi për vlerësimin e përmbushjes së pritjeve të turistëve me Prizrenin. Pastaj, motivet për përzgjedhjen e Prizrenit, aktivitetet e planifikuara, si dhe nivelin e përmbushjes së këtyre pritjeve.

Me përgjigjet e tyre, vizitorët kanë ofruar disa rekomandime që do të mund të rrisin kënaqësinë turistëve në të ardhmen. Sipas të anketuarve, monumentet e trashëgimisë kulturore, mikpritja, atmosfera lokale dhe natyra janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve.

Në anën tjetër, pakënaqësia më e madhe, është shfaqur në të gjitha përgjigjet e tyre që kanë të bëjnë me pastërtinë e destinacionit dhe problemin e qarkullimit të veturave në Qendrën Historike të Prizrenit.

Hulumtimi ofron rekomandime për politkbërësit e vendimmarrësit e përfshirë në industrinë e turizmit të nivelit lokal dhe qendror mbi hapat e ardhshëm që turistët besojnë se duhet të ndërmerren për të rritur konkurrueshmërinë e Prizrenit si destinacion turistik.

Loading...

Studimi i plotë mund të lexohet në këtë adresë:

https://mkrs-ks.org/repository/docs/Studim_mbi_kenaqshmerine_e_turisteve_ne_Prizren-QRTK-Prizren.pdf

Loading...