Thaçi: Sikur Izraeli ta njihte Kosovën, ambasadën e Kosovës do ta transferoja në Jerusalem
20/09/2018 22:30Në një intervistë për Real Story të “Vizion Plusit”, se Kosova kurrë nuk do të kishte votë kundër interesave të SHBA-së.
I pyetur nga opinionistët në lidhje me punën që ka bërë me presidentet e SHBA-ve, dhe për vlerësimin e tij për presidentin Trump, Thaçi tha se i respekton të gjithë presidentet e SHBA-ve dhe qëndrimi i presidentit Trump ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.
“Akcesi i Republikës së Kosovës në SHBA është i shkëlqyer. Kam takuar presidentin Trump dhe qasja e presidentit të SHBA-ve është e njëjtë me presidentet e mëparshëm. SHBA mbështet 100% të ardhmen e Kosovës dhe nuk e pranon me krijuar huti në lidhje me politikën e HSBA-ve ndaj Kosovës”, tha ai dhe shtoi se nuk bënë të flitet në ketë aspekt me opinionet e Daçiqit dhe Vuçiqit./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019