Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për popullin shqiptar
08/02/2020 11:43
Nazlie Beadini e cila drejton korin “Nexhmije Pagarusha”, tha për KosovaPress, se do të përcjellin amanetin e saj që ta ruajnë këngën shqipe.
“Vërtetë një humbje e madhe jo vetëm për ne që mbajmë emrin e bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha, por është një humbje e madhe besoj për të gjithë komunitetin artistik dhe për gjithë popullin shqiptar sepse jam e bindur që nuk do të ketë zëvendësim. Ne sot kori me emrin Nexhmije Pagarusha urojmë paqen mbi të por dhe këtë emër qe ajo na e dha me shumë dashuri e me shumë vullnet ne do ta ruajmë dhe do ta çmojmë këngën shqipe, ky ishte amanet i saj që ne të vazhdojmë punën tonë dhe ta ruajmë këngën shqipe”, tha ajo.
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019