Ngjarjet e datës 6 shkurt
05/02/2020 23:53
OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci mban debatin publik “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”. (Kafiteria “Dit e Nat”, ora 10:00)
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ia dorëzon detyrën ministrit Blerim Reka. (Zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, ora 11:00)
Ish-ministri Skender Reçica do të bëjë dorëzimin e detyrës tek ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. (Selia e MPMS-së, ora 11:00)
Në Universitetin e Prizrenit bëhet përurimi i Kabinetit të Informatikës dhe të Sallës së mbledhjeve. (Universiteti i Prizrenit, ora 12:00)
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:30)
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim shefin e Zyrës Belge, Jean-Louis Servais. (Ndërtesa e Kuvendit, 14:00)
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisiç. (Ndërtesa e Kuvendit, 15:30)
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019