< Ngjarje
Kerko

​Ngjarjet e datës 30 janar

29/01/2020 23:54 ​Ngjarjet e datës 30 janar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore. (Zyra e kryetarit në Gjilan, ora 09:00)

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon tryezën “Angazhimi i studentëve në projekte të qyteteve në zhvillim”. (Qendra për Zhvillim të Karrierës e UP-së, ora 10:00)

    Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

    Lëvizja FOL do të bëjë publike gjetjet rreth ndërtimit të “Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00) 

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban tryezën “Transparenca dhe llogaridhënia në universitete publike”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00) 

    Bëhen  homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati. (Fshati Gurrakoc, ora 11:00)

    Presidenti Hashim Thaçi pret në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell  Fontelles. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00)

    Loading...

    Shënohet 30-vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 12:00)

    Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

    Promovohet libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

    Mbahet ceremonia e shpalljes “Sportisti i vitit 2019” në hendboll. (“Sheshin 21”, ora 17:00)

    Loading...