Flaka e Janarit - 2020, Gostivar
18/01/2020 20:51Janari kalendarik, është gjithmonë një fillim i ri. Ndërsa, janarët historik, për ne, kanë ditur të jenë edhe tragjik, të pangopshëm nga vdekjet tona të mëdha.
Janarët, shpeshherë na i kanë mar pamëshirshëm heronjtë, por na kanë dhuruar lavdi e krenari të pafund, për ne dhe për gjithë ata që janë e ndjehen shqiptarë!
Jetë nga jeta e dëshmorëve, janarët, na kanë dhënë!

Na kanë bërë ta ndjejmë e ta përjetojmë lirinë tonë. Pastaj, krenarë ta shtyjmë edhe deri tek ata, si ideal!
Mjerisht, ndarjet akoma na rëndojnë, sikur të mos mbaronin kurrë.
Jemi ndarë e shpërndarë, si degët e një lisi të madh, përtej muresh që na ndajnë si shqiptar!
Rrugën më të gjatë dhe më të vështirë, të lirisë, veç e kemi bërë, ani se si të ndarë! Na ka mbetur edhe shumë më pak, për t’u bërë përfundimisht bashkë!
Dëshmorët i kemi të përbashkët, megjithatë! Dhe, kudo që jetojmë, gjaku i tyre na bashkon!
Edhe unë, si preshevar që jam, besoj se edhe Presheva nuk është larg bashkimit tonë!
Lavdia ju takon dëshmorëve! Ne, kemi përgjegjësinë, krenarisht t’i nderojmë!
Lavdi përgjithmonë!

