< Opinione
Kerko

Me shkas

26/12/2019 13:45
Është mirë që analizat politike të “alamet” analistëve, të përkojnë në raport me kohën dhe jo t’i përshtaten kohës!

    Të jeni më të peshuara me parashikime e tyre “meteorologjike”,  më të qartë, më të shkoqur, të jeni më bindëse dhe argumentues, të jenë më të qëndrueshme dhe më të saktë me parashikimet e tyre politike. Mos qitni fall se na mbytët që mbi dy muaj; se do behët Qeveria e Koalicionit VV dhe LDK, se do ndajnë atë dhe këtë ministri, se do behet kjo dhe ajo etj. Madje nuk po pushoni as tani, kur u tha se nuk ka marrëveshje mes dy aktorëve të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit VV dhe LDK. 

    Të ashtuquajturit analiste, si dukët nuk po iu ecën falli  në raporte ditore, ngase ndryshe mendoni paradite dhe krejt ndryshe pas dite, në fakt në kundërshtim me atë që keni thëne dje dhe atë që po thonë sot, krejt kot shesin ide, dhe njëkohësisht mohojnë idetë e veta!, pra kaq kontradiktore dhe konfuze paraqiten para mediave madje gati në stilin Burdushian. Që nga 6 tetori e deri me sot, diku mbi 600 herë kanë ndërruar mendimet, mbi koalicionin, mbi ministritë, mbi kryekuvendarin, mbi kryeministrin, mbi presidentin dhe mbi dikasteret përkatës të Qeverisë që do bëhej kjo dhe jo ajo, se do bëhet ajo dhe jo kjo! Luteni mjaftë më, mjaftë se na mbytët: nuk e di a jeni duke e parë ju si edhe ne shikuesit, se sa bajat jeni bërë, nuk e di se sa po e kuptoni ju se, ne duhet t’i fikim televizionet nga tmerri i llomotitjeve tuaja shumë orësh-e, llomotitje të kota këto që ngjasojnë me muhabetin e odave jetëgjatave të dimrit, ku burrat ia fusin kot, por vetëm sa për ta vrarë natën, por urojmë, jo edhe ditën e bardhë që po vjen! 

    Në vazhdim po iu shkëpusim disa pjesë të një shkrimi me titull: “Prapavija e një vonese absurde “ me autor Mehmet Bislimi, që është shkruar me 3 nëntor, pra para një muaj e gjysmë e më shumë në lidhje me koalicioni e mundshëm VV&LDK, dhe arsyet e qëndrueshme pse ky koalicion nuk ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhi e as të jetë i qëndrueshëm. Gjërat duhet të thuhen në kohë, me kohë dhe guxim, të thuhen saktë argumentueshëm, dhe jo sipas motit. Për qëndrimin konsekuent të zotit Kurti, kam konsideratë, mendoj se vendimet për ballë interesave të atdheut nuk duhet të jeni të momentit, por më të thella dhe më të përgjegjshme!  

    Prapavija e një vonese absurde! (po shkëpusim disa pasuese nga ky shkrim)

    Një muaj pas, nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Në shoqërinë tonë sikur po kultivohet një shprehi e keqe e cila po zvarritë deri në banalitet çështjet imediate për vendin tonë, siç është certifikimit i zgjedhjeve të 6 tetorit, vonesë kjo krejt absurde dhe me prapavije të qartë politike!

    Se pari: Duhet ta pranojmë të vërtetën e madhe se janë të pakta ato lëvizje shoqërore, subjekte, klube apo organizime tjera politike, që kanë mbijetuar dhe arritur të ngritën majave më të larta të shoqërisë, natyrisht me mënyrën dhe qasjen e gjetur të veprimit të tyre, siç e bëri këtë Lëvizja Vetëvendosje! As një organizim politik, nuk do të arrinte që të ngritje mbi platformën e saj, duke kundërshtuar një klasë politike te dalë nga lufta. Lëvizja Vetëvendosje, këtë ngritje e filloj me aktivitete të cilat jo vetëm faktorin e brendshëm e kishte shqetësuar me aksionet e tyre si: rrokullisje maunash, pamflete dhe banderola gjithandej Kosovës, me heqje e ngritje flamujsh, me kundërshti të Pakos së Ahtisarit, me rrokullisje të makinave të EULEX-it, me kundërshtimin e mallrave me origjinë serbe, me demonstrata të një pas njëshme, ku pati edhe të rënë e deri tek gazi lotsjellës, që krijonte përshtypjen së Vetëvendosja, nuk po zgjidhte mjete për të arritur qëllimin!

    E gjitha kjo, kishte një kosto të lartë politike para së gjithash për vet Vetëvendosjen! Mirëpo çelësi i suksesit ishte se; të gjitha këto veprime Vetëvendosja, po i bënte në shërbim dhe në mbrojtje të atdheut, pavarësisht çmimit që do paguante, duke denoncuar edhe lajthitjen e Elitës sonë politike e cila hëngri karremin për liberalizim  dhe Kosovës ia amputoi një pjesë të trupit të saj!

    Se dyti: Jo cilido subjekt (madje as në rajon), do arrinte ta ruante stabilitetin organizativ e politik, në vazhdim do të konsolidonte radhët e saja edhe më, pas ikjes së 12 deputetëve nga radhët e saja. Veprim ky kaq i rendë dhe goditës për një parti politike, siç është Lëvizja Vetëvendosje e cila atë kohë ishte partia e dytë me vota, që për një moment iu përgjysmua forca e saj politik. Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje konsolidoi radhët, u fut në zgjedhje, dhe i fitoi ato, pavarësisht pengesave të shumta që kishte gjatë rrugëtimit të saj.Të gjitha këto, në fakt janë fenomene paranormale të cilat nuk akceptohen nga arsyeja e thjeshtë njerëzore. Lidhja mes të dyjave si ide normale dhe paranormale, përkojnë me ide dhe veprime racionale të cilat Lëvizja Vetëvendosje i koordinoj me një mjeshtri brilante.

    Loading...

    Se treti: Praktikisht, prapavija e kësaj vonese absurde të certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk është e paqëllimtë. Fenomen ky i pashpjegueshëm, i pa arsyeshëm që po na përcjellë pambarimisht. Kjo nuk shpjegohet ndryshe, veç si devijim i mbamendjës sonë kolektive. Të paktën kështu tingëllon për gjithë atë që dëgjuam dje: vraponi o burra se duam zgjedhje të parakohshme, përcjellë me duartrokitje në Parlamentin e Kosovës! Si përfundim, rezultati i gjithë asaj fushate doli: as mish as peshk!

    Se katërti: Kush është fituesi dhe pse nuk pranohet ai!? Jo të gjithë individët dhe subjektet e kanë pa hile. Me këtë rast, LDK, po përdorë lojën e karotës dhe shkopit, po luan rolin e tutorit, duke e vënë Vetëvendosjen,  para aktit të kryer: O merr o lere! Sjellja e LDK-ës, prej pozitës së tutorit, duke mos e pranuar fitoren e Vetëvendosjes, madje deri me sot, as nuk e ka uruar zotin Kurti për fitore, duke e përsëritur në çdo çast se LDK është fituese, se Vetëvendosje, nuk i ka 61 numra, se presin rezultatet përfundimtare, duke dashur që t’i tregoj zotit Kurti dhe Vetëvendosjes  se postin e kryeministrit nuk e japim, se LDK, është partia që ka fituar shumicën në Parlament, se pa LDK-ën, Vetëvendosje  nuk mund t’i bëj numrat as Qeverinë, se nuk mund t’i caktoj ministritë pa short, se duhet të merren vesh për emrin e President të Kosovës (që sipas tyre, do të ishte zoti Mustafa, i cili është humbësi i të gjitha zgjedhjeve të LDK-ës, mbajtura deri me 6 tetor etj). Madje zoti Mustafa Lëvizjen Vetëvendosje e kërcënon hapur: “Nëse nuk do të ketë marrëveshje, LDK do të kaloj në opozitë!”... duke shtuar se Vjosa Osmani është ende kandidate për kryeministër të Kosovës etj. Në vazhdim, nënkryetari i LDK-së, zoti Lutfi Haziri e tha edhe më çartë: “ Emri i Kryeministrit të Kosovës, kalon nëpër zyrat e LDK-ës!”... e kështu me radhë!

    Së pesti: Rruga pa krye, që LDK, me pedanteri kishte futur në lajthitje; VV-në, AAK-në dhe ndonjërën nga subjektet tjera politike, ishte që PDK-ës t’i vejnë vija të kuqe! Prapavija e këtij qëllimi ishte që pas zgjedhjeve, as një subjekt politik të mos bënte koalicion me PDK-në, e cila në këto zgjedhje radhitet e treta në nivel vendi. Përfundimisht, nëse Vetëvendosja nuk plotëson ambiciet e LDK-ës, do të krijohet përshtypja sikur Vetëvendosje, nuk do që procesin e Kosovës ta shpie përpara, kështu për LDK-ën, krijohen  rrethana të favorshme para opinionit dhe elektoratit, dhe zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, do t’i krijonin epërsi, duke ia lënë pataten e nxehtë në dorë Lëvizjes Vetëvendosjes, përvojë kjo, që nuk i mungon LDK-së!Vënia e vijave të kuqe, vënia e vetos dhe e izolimit, nuk praktikohen në as një vend të botës me demokraci të avancuara. 

    Veto ndaj një subjekti të caktuar politik është e papranueshme, madje e dënueshme dhe e dëmshme, për shkakun e thjeshtë se atë subjekt praktikisht e përjashton nga e drejta e pjesëmarrjes në vendimmarrje e cila fuqinë e saj politike e mbështetë pikërisht mbi vullnetin e sovranit, që kësaj radhe PDK-në, e ka votuar shumë lartë. Është e padiskutueshme që PDK, duhet të rishikoj gabimet që ka bërë gjatë rrugëtimit të saj, faturën e së cilës duhet ta paguaj tani. Mbi të gjitha i pari i saj, z. Veseli, me shumë maturi, pranoj humbjen dhe u deklaruar shumë qartë së PDK, do të sillet si opozitë e përgjegjshme, qëndrim ky që është për t’u vlerësuar. 

    Së gjashti: Është fakt i pamohueshëm se Vetëvendosje, dhe LDK, janë dy antipode që nuk përkojnë në masën e më së 80% të programit dhe ideve të tyre, të qasjes për ballë obligimeve dhe përkushtimit për atdheun. Është imediate që Vetëvendosje të hulumtoje partnerin e ri të koalicionit, i cili do të jetë më i përkushtuar përballë interesave të atdheut për të bërë shtet,  dhe më pak përballë interesave personale për të hipur në pushtet! Koalicioni qeverisës, duhet të jetë më kooperues, më i sinqertë, jo shantazhues, të mos sillet prej pozitave të tutorit, të pranojë epërsinë e fituesit dhe të respektoj verdiktin e popullit.

    Së shtati: Fakti se vet zoti Kurti u deklarua, citojmë: “ S’ka çështje që e pengon marrëveshjen e Vetëvendosjes me LDK-ën!”. Kjo, sikur stimuloj ambiciet e LDK-ës, për dominim me rastin e ndarjes së posteve në qeverisjen e ardhshme! Prandaj LDK, me të drejt nuk e pranon epërsinë e Vetëvendosjes, për derisa vet Kurti deklaroi se do të pranojnë çfarëdo marrëveshje me LDK-ën! Dhe nëse kjo qëndron, së nuk ka çështje e cila pengon marrëveshjen e Vetëvendosjes me LDK-në, atëherë zoti Kurti të përgatitet për të marrë pozitën e zëvendës kryeministrit të parë dhe ministritë që do t’i ndajnë me short!

    A do të jetë kjo fitorja e Pirros! (siç e kishte komentuar ditë më parë RKL), mbetet të shihet. Populli thotë: daullet po bien për ata që kanë vesh !, përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme, si duket do të janë të pashmangshme./Ky shkrim është publikuar edhe me 3 nëntor 2019/

    Loading...
    Të tjera nga Mehmet Bislimi