< Shëndetësi
Kerko

Qeveria fajësohet për vdekjen e doktorit që paralajmëroi coronavirusin

08/02/2020 08:39 Qeveria fajësohet për vdekjen e doktorit që paralajmëroi coronavirusin
Një familje kineze kanë dalur në media publike dhe e kanë akuzuar qeverinë që janë munduar të mbulojnë vdekjen e doktorit “heroik” që ishte ndëshkuar pasi përhapi alarmin për coronavirusin në një protestë të rrallë online kundër cenzurimit komunist.

“Ai nuk u lejua të fliste, nuk u lejua as të vdiste”, shkroi një person në aplikacionin e famshëm kinez ËeChat, pasi morri vesh në media për vdekjen e Dr Li Ëenliang.

“Dr Li Ëenliang u lejua të vdiste vetëm pasi përdoruesit e shumtë të uebit fjetën”, shkroi një tjetër person në Tëitter.

Kina ka njoftuar se po dërgonte rojet e saj antikorrupsion në Ëuhan për të hetuar vdekjen e Dr. Li, pasi vdekja e tij shkaktoi një numër të madh të kritikave ndaj partisë komuniste dhe numri i të vdekurve nga ky virus ka mbërritur në 638.

Zyrtarët e Ëuhan gjithashtu urdhëruan që 820,000 juanë (90,000 euro) t’i paguheshin familjes së Dr. Li si kompensim pasi vlerësuan sëmundjen e tij 'një dëmtim i punës', shkruan Dailymail.

Banorët e Ëuhan vendosën lule para Spitalit Qendror Ëuhan, për të cilin Dr Li punoi dhe u trajtua në të, për t’i dhënë nderimin atij, ndërsa qytetarët në Hong Kong mbajtën një vigjilje për të vajtuar mjekun e përkushtuar.

Loading...

Komisioni Qendror i CPC-së për Inspektimin e Disiplinës, tha në një deklaratë se premtoi një hetim të plotë mbi çështjet që lidhen me Dr Li, i cili vdiq nga lloji i ri i koronavirusit, pasi u infektua nga një prej pacientëve të tij.

Ai la pas gruan e tij që është shtatzënë, djali i tyre pesë vjeç dhe prindërit e tij të moshuar.

Disa përkrahës të mjekut të vonë krijuan ilustrime të tij bazuar në një pamje tendencioze, e cila tregon Dr Li duke veshur një maskë në fytyrë, ndërsa kuronte pacientët gjatë epidemisë./KosovaPress/

Loading...