Drenica eliminon Gjilanin nga Kupa e Kosovës, siguron gjysmëfinalen
08/02/2020 15:00
Drenicakët mposhtën, Gjilanin me rezultat 2:1, të gjitha këto gola u shënuan në lojën shtesë, pasi që 90 minutat e rregullt nuk prodhuan fitues.
Ishte Hasan Hyseni, ai i cili shënoi golin e epërsisë fillestare në shtesën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi Genc Hamiti në minutat e fundit të ndeshjes.
Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi, Fiton Hajdari një minutë para se të përfundonte ndeshja.
Kujtojmë që Drenica i bashkohet Prishtinës, si dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës, pasi skuadra e Armend Dallkut arriti të realizoj fitore ndaj Vushtrrisë në kryeqytet me rezultat 4:1./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019