< Lajme sportive
Kerko

Arsenali pritet ti largojë tre yje nga skuadra

08/02/2020 13:01 Arsenali pritet ti largojë tre yje nga skuadra
Gjatë verës në shtëpinë e Arsenalit pritet të zhvillohet një revolucion i vërtetë dhe jo vetëm te lojtarët por edhe te drejtuesit.

    Sipas mediave angleze, te “Topçinjtë” mund të rikthehet Arsene Wenger, këtë here jo si trajner, por si drejtues.

    Gjithashtu merkato e largimeve do të jetë e “nxehtë”, pasi me shumë mundësi skuadrës do t’i thonë lamtumirë jo pak por tre lojtarë të kalibrit të lartë. Trajneri Mikel Arteta ka nxjerr në merkato futbollistë si Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil.

    Loading...

    Largimi i tyre do të sillte të ardhura në klub, të cilat më pas do të përdoren për të afruar lojtarë të rinj të talentuar, ku dhe do të mbështetet projekti i ri i klubit dhe trajnerit.

    Loading...