< Turizëm
Kerko

“Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore”

17/01/2020 18:10 “Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore”
Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore, megjithatë ka qasje refuzuese ndaj trashëgimisë kulturore. Për këtë nevojitet strategji e përbashkët kulturore për promovimin e kulturës dhe trashëgimisë së vendit. Kështu u tha sot në konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”, të organizuar nga Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

    Këshilltarja për bashkëveprimtari kulturore Ambasada e Francës dhe Presidente e EUNIC Cluster Pristina, Cecile Fisteberg, tha se projekti ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve kulturore dhe forcimin e institucioneve qendrore e lokale.

    Fisteberg mes tjerash ka theksuar se Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore.

    E Valon Ibraj kordinator në EUNIC, Cluster Pristina dhe atashe për kulturë në Ambasadën e Francës, tha se ky projekt synon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

    Ibraj ka theksuar se që nga fillimi i Eunic Cluster Global në Prishtinë, janë organizuar disa aktivitete në bashkëpunimin me ambasadat e huaja në vend.

    Ai ka treguar se në kuadër të aktiviteteve që kanë organizuar kanë pasur trajnim të ciceronëve udhëzues. Ibraj ka folur edhe për grantin e fituar, organizim që do të mbahet në vitin 2022 në Prishtinë.

    Loading...

    Erëmirë Krasniqi nga Iniciativa për Histori Gojore tha se sfidë në vete është të flasësh për Kosovën e viteve të ’90, ku sipas saj, nuk ka shumë praktika të memorializimit. Sipas saj, ka qasje refuzuese ndaj trashëgimisë kulturore.

    Përgjegjësja për turizëm në Komunën e Prishtinës, Lindita Cervadiku-Dibra tha se në kioskun informativ të vendosur në qendër të Prishtinës,  turistët mund të informohen përmes hartës për lokacionet në vend.

    E vetëm gjatë verës ajo tha se janë rreth treqind turistë që kanë kërkuar informacione në kioskun informativ./KosovaPress/

     

    Loading...