Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon tryezën “Angazhimi i studentëve në projekte të qyteteve në zhvillim”. (Qendra për Zhvillim të Karrierës e UP-së, ora 10:00)
Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)
Lëvizja FOL do të bëjë publike gjetjet rreth ndërtimit të “Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban tryezën “Transparenca dhe llogaridhënia në universitete publike”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)
Bëhen homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati. (Fshati Gurrakoc, ora 11:00)
Presidenti Hashim Thaçi pret në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00)
Shënohet 30-vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 12:00)
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)
Promovohet libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)
Mbahet ceremonia e shpalljes “Sportisti i vitit 2019” në hendboll. (“Sheshin 21”, ora 17:00)
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019