Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 09.08.2020 05:03

​Ngjarjet e datës 5 shkurt

Prishtinë | 05/02/2020 00:01

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, organizon trajnim për zyrtarët qeveritarë dhe Pikave Kombëtare të Kontaktit për programin Kornizë të BE-së “Horizon 2020”. (Objekti i MASHT-it, ora 09:00)

Koordinatori i Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha, mban konferencë. (Objekti i Komunës në Ferizaj, ora 10:00)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) 

Bëhet hapja solemne e objektit të ri të çerdhes “Yllkat”. (Rr. “Afrim Loxha” në Prishtinë, ora 11:00) 

Oda Ekonomike e Kosovës mban takim me Doganën, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. (Objekti i OEK-ut, ora 11:00) 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pranon zyrtarisht detyrën nga ish-ministri Kujtim Gashi. (Objekti i MKRS-së, ora 13:30) 

Kryetarja e  Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:30) 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:30) 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon pritje për përfaqësuesit e medieve të akredituara në Kuvend. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 19:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress