Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 03.04.2020 03:20

​​Ngjarjet e datës 6 shkurt

Prishtinë | 05/02/2020 23:53

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, viziton Qendrën e Paraburgimit në Prizren. (Qendra e Paraburgimit në Prizren, ora 10:00)

OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci mban debatin publik “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”. (Kafiteria “Dit e Nat”, ora 10:00)

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ia dorëzon detyrën ministrit Blerim Reka. (Zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, ora 11:00)

Ish-ministri Skender Reçica do të bëjë dorëzimin e detyrës tek ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. (Selia e MPMS-së, ora 11:00)

Në Universitetin e Prizrenit bëhet përurimi i Kabinetit të Informatikës dhe të Sallës së mbledhjeve. (Universiteti i Prizrenit, ora 12:00)

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:30)

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim shefin e Zyrës Belge, Jean-Louis Servais. (Ndërtesa e Kuvendit, 14:00)

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisiç. (Ndërtesa e Kuvendit, 15:30)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress