Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 05:21

​​Ngjarjet e datës 7 shkurt

Prishtinë | 06/02/2020 23:52

Kryeministri Albin Kurti viziton Komunën e Klinës. (Para objektit të Komunës së Klinës, pastaj viziton fshatin Stup, ora 08:15)

Kryeministri Albin Kurti viziton Komunën e Istogut. (Para objektit të Komunës së Istogut, pastaj viziton “Agroprodukti” (fshati Sinajë), shkollën në fshatin Vrellë dhe shkollën në fshatin Kaliqan, ora 08:50)

Kryeministri Albin Kurti viziton Komunën e Pejës. (Para objektit të Komunës së Pejës, pastaj viziton shkollën Ekonomike, ora 09:35)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) publikon Raportin e Ndikimit të Procesit të Decentralizimit të Shërbimeve Sociale. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë”. (Qendra e konferencave "Orion", ora 10:00) 

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018 – 2020 në sektorin e arsimit dhe të infrastrukturës”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00) 

Zyra e UNICEF-it në Kosovë bënë lansimin e brendimit të vizitave në shtëpi, për shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në Komunën e Gjakovës. (Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, ora 10:00)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Ndërtesa e KQZ-së, Pora 11:00)

Organizata INPO publikon raportin “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Sallën e Konferencave “Orion”, ora 11:00)
Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00) 

Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00) 
Ambasadori i Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Bojan Bertoncelj, merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga rrjeti EPEKA. (Restaurant “Koha 3” në Pejë, ora 19:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress