Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 29.05.2020 07:30

​​Ngjarjet e datës 8 shkurt

Prishtinë | 07/02/2020 23:53

Familja e këngëtares Nexhmije Pagarusha pret miqtë, bashkëpunëtorët, e qytetarë për homazhe. (Holli i Teatrit Kombëtar, nga ora 08:00)

FFK-ja organizon fazën e dytë të projektit “Elite Youth Development Programme U15”, ku do të marrin pjesë 160 talente të Rajonit të Prishtinës. (Fusha “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 09:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën “Si po trajtohet rasti i veteranëve të  rrejshëm nga institucionet e sistemit të drejtësisë – Një reflektim mbi procesin e deritanishëm”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 11:00)

Nisin punimet për realizimin e dy projekteve infrastrukturore në Komunën e Gjakovës. (Nga ora 11:00 nis ndërtimi dhe asfaltimi segmentit nga rruga “Tirana” deri në Lagjen “Ali Ibra”)

Mbahet ekspozita me fotografitë për qytetin e Vushtrrisë.  (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 12:00)

Hapet panairi ku prezantohen produktet e nxënësve. (Fakulteti Teknik i UP-së, ora 12:00)

Mbahet mbledhje komemorative për nderë të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramadan Emini. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 13:00)

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress