Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 30.03.2020 06:28
Abdullah  Begolli

​Gjeneratorët e erës në shalë, fitim apo mashtrim ?

Prishtinë | 19/01/2020 20:28

Shkruar nga: Abdullah Begolli

Pse dhe si u bë japonezi pronar i këtyre bjeshkëve ?! Këto bjeshkë janë pasuri e rrallë natyrore me vlerë strategjike kombëtare, por jetike për shaljanët që i mbrojtën këto bjeshkë gjatë gjithë historisë dhe do të duhej të mbeteshin të tyre, sepse vetëm kështu do ta ruanin edhe peshën kombëtare .

Pamje nga bjeshkët e shalës ku do të ngriten gjeneratorët. 

Foto nga  Aren Begolli

Flitet se pronari këtyre bjeshkëve pas luftës u bë një aziatik( japonez)!
Pasuritë natyrore nuk privatizohen, i takojnë popullit !    
Shtrohet pyetja :
Pse u tjetërsuan mu nga pushteti që populli për herë të parë ndër shekuj e solli për vete ! 

⦁ Parku energjetik i erës në kodrat e Shalës 

Para pak  kohësh u bë i njohur projekti tashmë i filluar i një parku gjeneratorësh të erës në kodrat e Shalës, përkatësishtë kodrat e Arrëzhanës, Bajgorës, Kaqanollit, Selacit,etj.

Nga të dhënat që u thanë dhe shihen, del se do të montohen 27 njësi gjeneratorësh me fuqi të gjithmbarëshme instaluese prej 103,4 MWh dhe përfitim vjetor prej 320 GW, me një vlerë investimi rreth 170 Milion (€) .

Një gjë që duhet ditur sot e gjithëherë :

Cilatdo, kurdo dhe nga kushdo që të jenë investimet e karakterit të tillë, populli është ai që i paguan !

⦁ Nëse investimet janë të suksessëshme, populli paguan më pak
⦁ Nëse janë të pasuksesëshme paguan më shumë

Do të paguaj më pak apo më shumë populli për investimet në gjeneratorët e erës në Shalë,  orientimet do ti tregoi analiza në vijim !
Ҫka janë gjeneratorët e erë dhe sa janë fitimprurës?

Të gjithë kemi pasur rastin të shohim dhe të ndiejmë të flitet për gjeneratorët e erës, për të cilët sigurishtë që ka mendime se bëjnë mrekulli etj, por jo të gjithë dijnë se ҫfarë në të vërtetë janë ata, si punojnë, sa janë të fuqishëm, pas sa kohe duhet të hudhen, si dhe ku duhet të montohen, sa ata kushtojnë, sa energji përfitojnë, sa sipërfaqe zënë, a mundësojnë furnizim të sigurtë(të pandërprerë) me enrgji, a janë gjithherë investim i arsyeshëm  etj.
 

Si kapitull i veqantë, gjeneratorët e erës i kam trajtuar edhe në librin Energjia, por vetëm nga ana e tyre zhvillimore nëpër kohë, por jo nga ana e arsyeshmërisë tekniko-ekonomike të tyre

Përmes kësaj analize, bëjmë përpjekje që me të dhëna konkrete, bazuar në shifra dhe fakte, nga gjeneratorë të të njëjtës fushë në Gjermani, ngase dihet që Gjermania është vendi i parë në Europë e ndoshta edhe në Botë që prinë në këtë fushë sikurse edhe në shumë tjera, të ju japim përgjigjje pyetjeve që i  shtruam më parë.

Historiku i zhvillimit të energjisë së erës 

Mendimet për shfrytëzimin e energjisë së erës dhe shfrytëzimi i saj janë të vjetra.
Dëshmitë konkrete të shfrytëzimit të saj datojnë qysh 1300 vite më herët, jo për përfitimin e rrymës elektrike, por është shfrytëzuar për mullinj për bluarje drithi, si dhe për pompimin e ujit nga lumenjtë dhe liqenet për nevoja të ndryshme.

  Mulliri persian i erës


 Mullinjtë e parë historikë të erës, të dëshmuar përmes mbetjeve të tyre, datojnë të jenë ndërtuar dhe shfrytëzuar në vitin 644 të epokë sonë, në kufirin mes Persisë (Iranit të sotëm) dhe Afganistanit (shih figurën  në vazhdim).
Mulli ere i vitit 644 të erës sonë, mes Persisë dhe Afganistanit.

Mbetjet e këtij mulliri gjenden edhe në kohën e sotme në atë vend, d.m.th pas rreth 1374 vitesh.
 

Me kalimin e kohës  diku rreth viteve 1900,mullinjët e erës janë  përsosur vazhdimishtë , duke përfitur edhe rrymë  elektrik dhe janë përdorur në fushat  e kullimit të kënetave, sikurse tregon edhe fotografia në vazhdim.

  
Burimi: A.Begolli-Energjia 2018

Dhe kështu teknologjia e shfrytëzimit të erës është përsosur aq shumë sa sot ka gjeneratorë me fuqi instaluese rreth 10 MWh.

Sa efektiv janë gjeneratorët e erës, përparësitë dhe të metat e tyre !

Era si burim i energjisë i takon grupimit të energjisë së ripërtritëshme.
Ka shumë anë pozitive ngase energjia e përfituar nga era është e padëmshme për mjedisin jetësor dhe burimet e saja janë të pakufishme edhepse jo të vazhdueshme(kanë ndërprerje).

Por përfitimi i energjisë elektrike nga era sikurse edhe nga burime të tjera të ripërtritëshme nuk i mbulonë gjithherë shpenzimet e investimit.

⦁ Ҫfarë do të thotë 1 MW fuqi instaluese te gjeneratorët e erës ?

Teorikisht 1 MW fuqi instaluese do të thotë mundësi realizuese der në 1 MW / h

Duke ditur se viti ka  8760 (h), një gjenerator me 1 MW fuqi instaluese, po të kishte 100% erë kualitative dhe poqese do të plotsoheshin 100% kushtet e punës sikurse ato testuese në laborator, do të përfitonte 8760 MWh / vit energji elektrike. Kjo do të ishte ideale!

Por praktikisht kjo nuk është e mundur,  përfitimet janë shumëherë më të vogla.

Ju referohemi shifrave tabelare:

Në tabelën e mësipërme tregohet fuqia instaluese dhe realizuese e gjeneratorëve të erës për Gjermani për të dy fushat ku ata janë të instaluar: Onshore - tokësorë, apo offshore-detar që nga viti 2000 deri në gjysmën e parë të vitit 2019

 Veni re !

Gjeneratorët e erës me bazë detare(offshore), shkallën e efektshmërisë e kanë konsiderueshëm më të lartë sesa gjeneratorët tokësorë.
 
Te kjo kategori, shkalla e shfrytzueshmërisë sillet nga 3500- 5000 orë pune / vit ose nga ≈(40%- 60 % ), edhepse kjo nuk tregohet në këtë tabelë.

Kur flitet për shkallën e shfrytëzimit  të gjeneratorëve të erës, mendohet në shkallën vjetore të përfitimit të energjisë e cila del si rezultat i matjeve të energjisë së përfituar brenda vitit krahasuar me fuqinë përkatëse instaluese të tyre.

Kjo mardhënje, është e ndryshueshme nga gjeneratori në gjenerator, nga vendi në vend ngase edhe kushtet e punës ndryshojnë. Por nga matjet e shumta, për kushte të përafërta pune, nxirren edhe tregues të përafërt shfrytëzimi të tyre.

Më saktë pra, shkalla e shfrytëzimit te gjeneratorët e erës, nuk mund të përcaktohet me ndonjë formulë universale e vlefshme për të gjithë dhe në të gjitha rastet.

 Marim shembull vitin 2017 dhe disa vite tjera ;

Kjo shkallë del nga mardhënja e sasisë së realizuar të energjisë për vitin 2017 dhe fuqisë së gjithmbarshme instaluese të të gjithë gjeneratorëve për këtë vit apo vitet tjera dhe do të mundej të shprehej në këtë formë:

ɳgj = Eprf./ Pinst; ku janë :

⦁ ɳgj- shkalla e gjithëmbarëshme vjetore e shfrytëzimit të gjeneratorëve
⦁ Eprf- Energjia elektrike e përfituar kWh / vit 
⦁ Pinst  -Fuqia e gjithëmbarëshme elektrike e instaluar pë vitin përkatës

Nga kjo mardhënje, për vitin 2017 mund të llogarisim: 

ɳgj = Eprf./ Pinst = 105,5 Mlrd kWh/ 55.900MWh = ≈21%

Kjo  shkallë shfrytëzimi vlene për të dy fushat e shfrytëzimit s'bashku, me bazë tokësore dhe detare pra duke i marur parasysh të gjithë gjeneratorët aktiv për këtë vit, e që kuptohet që jo të gjithë kanë shkallë të njëjtë shfrytëzimi.

Nga kjo mardhënje, për vitin  2016, shkalla e shfrytëzimit vjetor rezulton të jetë rreth 18 %

Po sipas kësaj përllogaritjeje, për vitin 2000 p.sh. shkalla e shfrytëzimit rezulton të jetë rreth 17%

Shihet se për vite të ndryshme rezultojnë shkallë të ndryshme shfrytëzimi që varen nga një mori faktorësh, por neve nuk mundemi ta themi pa një analizë më të gjerë dhe më të saktë, përse ky ndryshim nëpër vite !

Cilët janë parametrat e instalimit dhe të realizimit të energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës për disa nga vendet kryesore të europës tregohet në tabelën në vazhdim.

Nga sa shihet, Gjermania zë vëndin e parë në Europë në këtë fushë me fuqi të gjithmbarshme instaluese 59.000 (MWh)  deri në vitin 2018.

Bazuar në shifra, rezulton që vende të ndryshme, veq që kanë fuqi të ndryshme instaluese, dallojnë nga njëra tjetra edhe për nga shkalla e shfrytëzimit për fuqi të njëjtë instaluese, por saktësishtë dhe bazuar vetëm në këtë tabelë nuk mund të llogaritet ky ndryshim për shkakun sepse p.sh. për vitin 2016, tregohet vetëm përfitimi i energjisë por nuk tregohet fuqia e gjithmbarëshme instaluese për këtë vit që do të na e mundësonte llogaritjen, ndërsa për vitet tjera, e njohim fuqinë por nuk e dijmë realizimin.

Se cili është përfitimi mujor dhe vjetor i energjisë elektrike në shkallë europiane nga energjia e erës, tregohet në diagramet në vazhdim:

 
Nga sa u tregua, u kuptua në një masë shkalla mesatare vjetore e shfrytëzimit të gjeneratorëve të erës që për të dy grupimet : onshore - tokësor dhe offshore- detar,  në shkallë europiane sillet +- 20%, ngase shkalla momentale  e shfrytëzimit të gjeneratorëve të erës nuk është e mundur të përcaktohet sepse nuk ësht konstante por shumë e ndryshueshme nga qasti ne qast ( ndryshimi i shpejtësisë së erës), koha, klima, stinët etj.
Pjesa e dytë

⦁ Cila është shkalla e përafërt vjetore e shfrytëzimit të gjeneratorëve me bazë tokësore-onshore

Sikurse e cekëm më parë, gjeneratorët e erës me bazë tokësore, kanë shkallë shfrytëzimi dukshëm më të ulët se ata me bazë detare.

Një tregues bazë i efektshmërisë së gjeneratorëve të erës është shpejtësia e erës e cila për punë efektive duhet të jetë brenda kufijve të lejuar që mundëson punë efektive të gjeneratorëve

Nje diagram i tillë që tregon punën e gjeneratorëve në varshmëri nga shpejtësia e erës tregohet në fig. në vazhdim për disa tipe prodhuesish dhe fusha fuҫishë të gjeneratorëve nga 1 deri 8 MWh.


Kjo ngjashmëri tregohe në diagramat në vazhdim, vlenë edhe për gjeneratorët me fuqi tjera dhe parametra tjerë të erës.


Nga diagramat si dhe nga praktika mund të konstatohet se shpejtësia nominale e erës për arritjen e fuqisë nominale të gjeneratorit sillet nga (12 - 16) m/s, për ndonjë lloj edhe më tepër.
Mbi dhe nën këtë shpejtësi, fuqia realizuese e gjeneratorit largohet nga ajo testuese varesishte nga largesa e shpejtësisë nga shpejtësia nominale.

Mu në këtë pikë qëndron problemi kryesor i mosarritjes së efektivitetit të gjeneratorëve të erës, ngase shumë rrallë ajo i ofrohet shpejtësisë nominale.

Po këtu mund të konludohet se shpejtësia nominale e erës nuk është e njëjtë për të gjithë gjeneratorët.

P.sh për gjeneratorin Enercon E82 me fuqi instaluese 2 MWh shpejtësia nominale është 12 m/s dhe kur kjo shpejtësi arrihet, arrihet edhe kjo fuqi e cila mbetet konstante ( e pandryshuar), pavarsishtë rritjes së mëtejme të shpejtësisë së erës.

Ndërsa për gjeneratorin Enercon E 126 7,5 MWh, shpejtësia nominale është 17 m/s.

Vlenë të dihet se shpejtësia minimale e kyqjes së gjeneratorëve është  3 m / s
 ndërsa shpejtësia maksimale e ҫkyҫjes së tyre është 34 m/ s

Veni re!

Rritja e shpejtësisë së erës përtej shpejtësisë nominale, nuk e rritë fuqinë e gjeneratorit e cila deri në shpejtësinë e ҫkyҫjes mbetet konstante ndërsa zbritja e shpejtësisë së erës nënë shpejtësinë nominale e zbret  edhe fuqinë e gjeneratorit !

Duke i pasur parasysh këta faktor shpejtësie dhe shumë të tjerë, si p.sh. numri i orëve të punës brenda viti që gjithashtu varet nga vendi ku edhe era nuk është e të të njëjtëve parametra, konstrukcioni, prodhuesi, kualiteti etj, nuk mundet të nxirret shkallë universale shfrytëzimi të gjeneratorëve në këtë rast me bazë tokësore, por bëhet në bazë të matjeve të përfitimit vjetor të energjisë elektrike karrshi fuqisë instaluese të gjeneratorit sikurse e cekëm dhe llogaritëm që më parë pë të gjithë gjeneratorët s'bashku.

Mbi bazën e matjeve, për vende dhe lloje të ndryshëm gjeneratorësh në Gjermani, janë nxjerrur shifra që e tregojnë këtë shkallë shfrytëzimi veq e veq dhe si mesatare të treguar në tabelën në vazhdim.
 


Burimi: Gegenwind Weinheim e.V.

http://gegenwind-weinheim.de/w...

Rezultatet tabelare të efektshmërisë së gjeneratorëve tokësorë të dala nga matjet, për disa lloje prej tyre, rezultojnë me një  shfrytzueshmëri mesatare vjetore me rreth 16% / vit

Ka edhe analiza( matje) të tjera për lloje tjera dhe nga iinstitucione tjera kompetente që varësishtë nga vendi ku janë kryerë analizat dhe faktor të tjerë, rezultojnë me efektshmëri edhe më të ulët, por në tërësi sillen këtu !

⦁ Ҫfarë do të thotë kjo efektshmëri e gjeneratorëve tokësorë të erës për Kosovën ?!

Shumë me rëndësi të dihet !

Nëse gjeneratorët e erës të projektuar që të montohën në kodrat e  shalës apo gjetiu në Kosovë do t'iu nënshtroheshin të të njëjtave kushte pune dhe të të njëjtit kualitet teknologjie, rezulton që Kosovës do ti nevojiteshin gjeneratorë ere me një fuqi instaluese të gjithmbarshme të paktën prej rreth 5000 MWh, për të qenë e barabartë kjo fuqi instaluese me fuqinë e TC Kosova B, apo ngjashëm por vetëm si fillim e prap jo si realizim !  

Nese këta gjenerator do të kishin fuqi instaluese njësi prej 1MWh, do të thotë se do te nevojiteshin rreth 5000 sish që teorikishtë të realizonin 750 MWh sa ka fuqi TC Kosova B.

Nuk ka mundësi praktike që kaq shumë njësi gjeneratorësh të punojnë njëkohësishtë në kushte të njëjta që të ofrojnë të njëjtën sasi energjie p.sh ≈750 MWh sa TC Kosova B njëkohësishtë si siguri për shpenzuesit.

E vërteta është që energjia është domosdoshmëri jetësore dhe pavarsishtë kostos duhet të sigurohet.  

Nisur nga qëllimi që:

⦁ Ekonomiciteti (kushtetutshmëria) 
⦁ Furnizimi i sigurt dhe
⦁ Ambienti 

Janë tri qëllimet kryesore, të cilat duhen përmbushur dhe në të cilat mbështetet politika energjetike e një vendi.

Dhe po nga ky qëllim, nevojitet të dihet se cili nga këta faktorë do të plotësohej në shkallë të njëjtë me energjinë që do të përfitohej nga gjeneratorët e erës sikur ata ta kenë fuqinë realizuese sa TC Kosova B ?!

1. Qëllimi ekonomik (kostoja) - e gjeneratorëve të erës

Në kostot e gjithmbarshme të gjeneratorëve të erës, sikurse e dhe të të tjerave stabilimente energjetike apo makineri dhe pajisje hyjnë

⦁ Kostot e funksionimit dhe të financimit
⦁ Kostot e mirëmbajtjes dhe riparimit.
⦁ Kostot e qirasë.
⦁ Shpenzimet për menaxhimin komercial, teknik etj.

Bazuar në këto shpenzime, del se kostoja e gjithmbarshme e gjeneratorëve të erës për Gjermani sillet në fushën 2,5 - ≥ 3,0 cent / Wh
Burimet: Instituti i Energjisë në Leipzig, Bundesverband Wind Energie e.V., Deutsche Windguard.

Veq këtyre shpenzimeve, ka edhe shpenzime të tjera shtesë që lidhen me çmontimin e plotë të  gjeneratorëve të erës pas përfundimit të afatshërbimit që zakonisht planifikohet rreth 20 vite. 
Këto kosto p.sh për çmontimin e gjenertatorit të prodhuesit Enercon E-101rrethi i Brandenburgut-Gjermani sillen rreth 230.000 €.

Quellen- Burimet: Enercon Rückbaukostenberechnung für eine Enercon E-101, Runderlass Land Brandenburg)

Përveç kësaj, në kostot e financimit  hyjnë edhe kostot e interesit dhe shlyerja e borxhit ose shpërndarjet tek ofruesit e kapitalit.

Të gjitha këto kosto investive janë të llogaritura për Gjermani, sigurishtë që për Kosovë janë dukshëm më të larta duke pasur parasysh largësinë mijëra kilometërshe nga prodhuesi i pajisjeve që sikurse dihet nuk është Kosova. Andaj  transporti, menagjimi, mirembajtja etj., vetëm sa e rrisin ҫmimin.

Sipas këtyre parametrave rezulton që një MWh fuqi instaluese e gjeneratorëve standard të erës dhe teknologji gjermane (eventualishtë të sjellur dhe montuar në Kosovë), do të duhej të kushtonte të paktën mbi 3 Mil€

Burimet e ripërtritëshme të energjisë, doemeos i kanë përparësitë e tyre sidomos në ruajtjen e klimës, mjedisit dhe ruajtjen e rezervave dhe resurseve të burimeve primare të energjisë konvencionale.

Por nëse shfrytëzimi i tyre është i shtrenjët për shkak të teknologjisë, si dhe shfrytzueshmëria e ulët që nuk i mbulon investimet, Kosova, për plotësimin e nevojave të veta, në rend të parë, duhet të bazohet në burimet e veta kolosale të qymyrit me vlerë energjetike bilionëshe, kuptohet bazuar gjithherë në teknologji të përsosur bashkkohore sikurse që janë CCS TC.  

CCSTC ( Carbon Capture and Storage),  do të thotë teknologji  me deponim nëntokësorë të CO2

Kjo nuk do të thotë kurrsesi se Kosova është kundër tendencës së shfrytëzimit të burimeve të ripërtritëshme energjetike, por nuk ka rrugë tjetër më efikase, dhese në planin global, për plotësimin e nevojave vetjake me energji me bazë qymyrin, as që qon peshë edhe sikur teknologjia të mos jetë e përsosur por klasike.

Fundja, shumica e shteteve në botë, që kanë burime të vetat të energjisë fosile i përdorin ato.

Rasti më i freskët është ngritja e TC më të madh botërorë në Australi me mbi 60 milion tonelata djegie qymyri brenda vitit, me pjesmarrje në ngritje nga firma e njohur gjermane dhe botërore Simens etj., që ka  shqetsuar jopak aktualishtë aktivistet e klimës.   

Sido që të jetë, burimet e ripërtritëshme të energjisë, janë të suksessëshme (aq sa janë), vetëm e vetëm kur i kanë pranë burimet konvencionale të energjisë.

Gjermania, me gjithë investimet kolosale në shfrytëzimin e burimeve të ripërtritëshme të energjisë, po bëne njëkohësishtë edhe investime kolosale,  duke vendosur me mijëra kilometra tubacione nënujore detare për tu furnizuar me gaz natyror rus si burim i energjisë konvencionale dhe nuk heq dor për kurfar ҫmimi edhe nga presioni amerikan me sanksione të ashpra edhe se vlera monetare vjetore e gazit të importuar mund të jetë me vlerë dhjetra  miliarda(€).

Gjermania, po ua venë dryrin rezervave dhe resurseve të qymyrit për ta ruajtur për kohë të vështira dhe po furnizohet tjetërkah me burime energjetike dhe energji.

A nuk është kjo strategji e mirfilltë shtetrore që duhet ta ndjek edhe politika mbarshqiptare ?!
Për ti shkoqitur më mirë këto përparësi ekonomike të njerit apo tjetrit burim energjie, duhet gjithherë të bazohemi në mundësitë që i kemi për plotësimin e nevojave vetjake dhe për këtë del i nevojshëm një krahasim tekniko - ekonomik.

Treguesit e përafërt tekniko- ekonomik

Krahasim konkret  mes gjeneratrëve të erës dhe një TC modern me qymyr  CCSTC-  për fuqi të njëjtë dalëse 750 MWh

Për llogaritje krahasuese shërbehemi me ҫmim rryme prej 6,5 cent/kWh = 65€/MWh
që për vendin tonë është i lartë duke pasur parasysh që ҫmimi prej 6,5 cent/kWh është afërsishtë ҫmimi që paguan shfrytëzuesi e jo ofruesi i energjisë tek ne ! 

Se cilat janë ҫmimet e përafërta të tregut përTC me qymyr shërbehemi me të dhënat    tabelare në vazhdim nga universiteti i Shtutgartit

 
 
Sa shihet nga tabela, çmimi mesatar për kWh fuqi instaluese për TEC-et CCS moderne-bashkëkohore  është 2.400 €/kWh, që parashihen të vihen në zbatim nga ky viti (2020).

 1.Termocentrali modern me qymyr  CCS TC  

Treguesit:

⦁ Kostoja-750MWh x 2400€/ kWh = 1.8 Miliardë (€) investim

⦁ Shpagimi i investimit: 750 MWh fuqi realizuese x 6,5 centë / kWh do te kishte realizim vjetor prej ≈ 400 milionë (€)dhe për rreth 5 vite do të përfitonte energji mbi vlerën investuese.

⦁ Furnizimi me energji - i sigurtë 

⦁ Mjedisi- CCS TC sipas te dhenave shkencore  pak e dëmtojnë mjedisin

2. Gjeneratorët e erës

Treguesit:

⦁ Kostoja: 5000 MWh gjenerator ere x 3Mil € = 15 Miliardë (€)
5000 MWh x 16% efektivitet  = 750 MWh = 20 Mil(€) MWh fuqi realizuese

⦁ Shpagimi i nvestimit: 750MWh fuqi realizuese x 6,5 cent/kWh do te kishte realizim vjetor prej ≈ 400 milionë (€) dhe  per rreth 37,5 vite pune, ne rastin me te mire do te perfitonte aq energji sa eshte vlera investuese, që do të thotë se teorikishtë nevojitet mbi 7 herë më tepër kohë për shpagim për realizim të njëjtë energjie por kjo nuk është e mundur të arrihet ngase jetëgjatesia e gjeneratoreve te eres llogaritet rreth 20 vite!  

⦁ Furnizimi me energji i pasigurt ngase nuk ka erë gjithherë dhe kualiteti nuk është optimal!

⦁ Mjedisi i pandotur, por ka shumë pasoja për jetën e shpezëve dhe insekteve etj.

Nëse i llogarisim 5000 njësi gjeneratorësh të erës që do të kishin fuqi instaluese sa TC Kosova B, sipas kësaj përllogaritjeje do të nevojitej një investim prej mbi 15 Miliardë € dhe që nuk ofrojnë as afërsishtë siguri furnizimi  me energji sa ofron nje TC modern !

Pjesa e tretë

Analizë e treguar konkrete e efektshmërisë të një  parku energjetik në Bodenrod/Nollkopf-Gjermani

Analizës sonë mbi efektshmërinë e gjeneratorëve të erës, i vjenë në ndihmë edhe kjo analizë konkrete për një park gjeneratorësh në Gjermani me fuqi instaluese 3 x 3,05 MWh e treguar në vazhdim.
 

Po të krahasohën të dhënat tabelare, rezulton se këta gjeneratorë kanë pasur shkallë shfrytzueshmërie rreth 22%, që do të thotë rreth 6 % mbi mesataren e treguar më lartë! 

Nga analiza kuptohet se ҫmimi i gjithmbarshëm i kushtimit për të tre këta gjeneratorë është:
36,474 Mil(€) për 3 x 3,05 MWh  = 9,16 MWh ≈ 4 Mil€ / Mwh

Të hyrat nga energjia e përfituar, llogaritur me një ҫmim prej 8,90 cent / Kwh, për një periudhë 20 vjeqare sa llogaritet mesatarishtë shekulli i shërbimit të gjeneratorëve, rezultojnë të jenë 31,132 Mil (€)

 Nga krahasimi rezulton se në fund të proqesit do të ketë një humbje prej 5,342 Mil(€) apo rreth 600.000(€) / MWh fuqi instaluese humbje

Veni re !

 Në gjermani ҫmimi që paguan shpenzuesi i zakonshem për energji elektrike është rreth
 35 cent / kWh, ndërsa ҫmimi për energjinë e përfituar nga gjeneratorët e erës në vitin 2014 paska qenë 8,90 cent / kWh, që do të thotë rrethë 4 herë më pak se qmimi që paguan shpenzuesi prej rreth  35 cent / kWh .

 Ne, për analizën e gjeneratorëve në Kosovë kemi  marur si bazë kompenzimi ҫmimin prej 6,5 cent/kWh  që është i përafërt me ҫmimin që paguan rrymën shpenzuesi i zakonshëm në Kosovë,  që do të thotë 65€/ MWh, ndërsa firma turke "KEDS" apo si quhet, e blenë rrymën me 28(€) /MWh ( e lexuar dikund) nga Kosova dhe ua shet shqiptareve rrymen e vet, nga centralet dhe qymyri i tyre me mbi dyfishin e ҫmimit që e blenë!

Por, sikur edhe me këtë ҫmim prej 65€/ MWh  të kompenzohej rryma e dalë nga gjeneratorët e erës, rezulton (shih më lartë), se do të nevojiten rreth 37,5 vite punë që gjeneratorët ti shlyejnë shpenzimet investuese.

Ndërsa po të llogaritej kompenzim i përafërt sikurse tregohet më lartë për gjermani, do të nevojitej mbi një shekull punë gjeneratori për ti mbuluar investimet e veta !

Sipas këtij krahasimi, po të kishin gjeneratorët e planifikuar në Shalë 100% parametra të njëjtë kushtimi dhe realizimi me këta gjeneratorët e analizuar në Gjermani, në fund të periudhës kohore të shfrytëzimit do të rezultonin me humbje:

103,4 MWh x 600.000€ =62040000€ Humbje .     Pra mbi 60 Mil.€ Humbje

 
Nga sa u paraqit para pak kohësh dhe sa tregojnë të dhënat nga firma GOLDER për gjeneratorët në Kosovë, tingllon mirë në të parën në aspektin e përfitimit të energjisë dhe investimit, por janë shifra që nuk përputhen me analizën e mësipërme që bazohet në të dhëna konkrete gjermane, e sikurse dihet, Gjermania jo vetëm se prinë në europë e ndoshta edhe në botë në fushën e shfrytëzimit të energjisë së erës, për më tepër, është vetë prodhuese, montuese, menagjuese, dhe shfrytëzuese e energjisësë së dalur prej tyre.

Me një fjalë, është përparësi e madhe kur nuk kemi rrjedhje(eksport) parash nga brenda jashtë për blerjen e teknologjisë, montimin dhe udhëheqjen e tyre.

Ja pse nuk përputhen shifrat :

1. Efektshmëria  

Sipas analizës, efektshmëria e gjeneratorëve tokësorë të erës në Gjermani sillet rreth 16%

Në Kosovë (sipas të dhënave në tabelën e mësipërme sipas GOLDER me adresë në Itali parashihet të jetë mbi 35 % !

Këtë efektshmëri, nuk e di nese e arrijnë gjeneratorët detar të erës në Gjermani !

 Ajo që thuhet se energjia e përfituar do ti mbuloi nevojat e Selacit qëndron, dhe jo vetëm të tij por edhe të fshatrave tjera të mbetura tashmë pa banor!

2. Ҫmimi investues

Sikurse u tregua në analizë, ҫmimi mesatar për gjermani  sillet nga  2,5 - 3,0 cent / w, por edhe me tepër

Për gjenratorët në Kosovë sipas (GOLDER), del të jetë rreth 1,6 cent / w, shumë më i ultë se në gjermani edhe pse prodhuesi GE-(General Electric) i gjeneratorëve qe thuhet se do të montohen në Kosovë, është shumë i njohur dhe jo i lirë.

Për më tepër, në Kosovë ҫmimi do të duhej të ishte kogja më i lartë se në Gjermani për faktin e largësisë, transportimit, hapjes së rrugëve transportuese der në vendmontime e tj.

Nuk mundet të jetë ky qmim real nëse janë në pyetje gjeneratorë të rinjë. 

Gjeneratorë të përdorur( por që në pamje nuk dallohën nga të rinjët), mund të gjenden me ҫmime shumë të ulta sikurse tregohën në vazhdim.


Në këto ҫmime është i paraparë demontimi dhe ngarkimi !

Fundja nuk do të ishte aq keq edhe nëse janë të përdorur por nuk paguan populli për ta !

Nga paraqitja njoftuese dhe nga  të dhënat e paraqitura nga "GOLDER", nuk u tregua sa është ҫmimi kompenzues për kWh dhe sa do të ketë rritje ҫmimi të energjisë për shfrytzuesit e saj si mundësi e vetme e njohur për kompenzim  kudo dhe kurdo!

Por diҫka këtu nuk përputhet, fatkeqësia është se Kosova është shndrruar në laborator eksperimental dhe i fundit është populli që i paguan të gjitha!

Sa sipërfaqe nevojitet për gjeneratorët e erës ?

Në pamje të parë, nëse bazohemi në sipërfaqen që zë bazamenti i gjeneratorit, gjeneratorët e erës pak sipërfaqe zënë .

E vërteta është se zënë shumë më tepër, edhe më tepër sesa është sipërfaqja hapësirore që formojnë krahët rrotullues (rotori) i gjeneratorit.

Drejtimi i erës është përcaktues themelor i vendit dhe pozitës së gjeneratorëve , rrjedhimishtë edhe i sipërfaqës tokësore që ata zënë.

Një llogaritje e përafërtë e distancës së vendosjes së gjeneratorëve tregohët në vazhdim:
 

 
Nga figurat e mësipërme shihen dy raste me numër të njëjtë gjeneratorësh nga 5 sish por që dallojnë gati dy herë për nga sipërfaqja që ata zënë.


Në rastin e parë gjeneratorët janë radhitur njeri pas tjetrit në drejtim të erës dhe sipërfaqja që  zënë është  6 Hektar

Në rastin e dytë kur të njëjtit gjenerator janë vendosur në këndin 90 shkallësh nga drejtimi i erës, sipërfaqja që zënë është 3,84 Hektar ose rreth 60% më pak sipërfaqe tokësore se në rastin e parë.

 Se cila renditje e gjeneratorëve zgjedhet, varet shumë edhe nga konfiguracioni i terenit ngase jo gjithherë janë të mundura të dy renditjet edhe nëse drejtimi i erës  e mundëson.

Disa paraqitje të mënyrës së renditjes së gjeneratorëve, janë paraqitur në skemat në vazhdim:
 

Duke u bazuar në përllogaritje, janë nxjerrur edhe sipërfaqet që zënë gjeneratorët varësishtë nga lartësia dhe diametri i rotorit të treguara në tabelën dhe hartat në vazhdim

 


 
   

Nga treguesit e mësipërm rezulton se siperfaqja e nevojshme per MW fuqi instaluese të gjeneratorëve te erës varet nga disa faktor përcaktues sikurse janë:
 
⦁ Drejtimi kjryesor dhe dytësor i lëvizjes së erës, 
⦁ vendndodhja  e gjenaratoreve, tipi dhe fabrikati etj.

Mbështetur mbi këta faktor dhe bazuar në përvojën e gjertanishme në Gjermani, shifrat sillen në fushën: 5,6 - 20 MW / km²- fuqi instaluese por jo realizuese, shprehur më saktë mesatarishte 10 hektar per MWh

Sipas kësaj përllogaritjeje rezulton se Kosovës për të realizuar energji mes gjeneratorëve të erës sa realizon një TC prej 750 MWh, i nevojiten hiq më pak se 50.000 hektar sipërfaqe tokësore.

Por edhe kjo nuk është e tëra ngase në gjermani p.sh. qeveria ka mare qëndrim që largesa e gjeneratorëve nga vendbanimt të jetë 1000 m, e kjo do ta rrisë edhe më tepë sipërfaqen e nevojëshm për instalimin e gjeneratorëve të erës.

Cila është përspektiva e energjisë së erës në Gjermani dhe në përgjithësi ?

Duke pasur parasysh këto rezultate të gjeneratorëve dhe shumë pengesa tjera sikurse janë demtimi i shpezëve, insekteve, etj, industria e gjeneratorëve të erës në gjermani ka shënuar rënje në vitin që po përfundon 2019 mbi 80%, shih diagramet në vazhdim :

 
Nga treguesit shihet se ka një rënje të dukshme në Gjermani në dy vitet e fundit 2018-2019  në investimet në gjeneratorët e erës.

Bazuar në bllok diagramin e mësipërm 2018 ka rënje rreth 50% në krahasim me vitin 2016, apo 2019-ta me rreth 1600 MW ka rënje rreth 75% krahasuar me vitin 2016.

Për problematikën e fushës së energjisë së erës në Gjermani , është alarmuar edhe qeveria gjermane.

Wirtschaftsminister Altmaier äußert sich zur Krise in der Windkraft-Branche
Morgenmagazin 08:00 Uhr, 14.11.2019

Ministri i Ekonomisë Altmaier komenton mbi krizën në industrinë e energjisë së erës
Programi i mëngjesit.

 Nëse në Gjermani që gjeneratorët prodhohen, montohen, menagjohen, shfrytëzohen nga vetë gjermania, nuk është efektive energjia e erës, ku fundja gjithҫka mbetet në vend, nuk ka export valute jashtë vendit, ҫfar mudn të thuhet për Kosovë që duhet exportuar qindra miliona (€), për gjeneratorë që në gjermani nuk janë treguar të suksesshëm ?!.

Përmbledhje:

⦁ Burimet energjetike, kan qenë, janë dhe do mbesin shqetsimi kryesor dhe  gjithëherë në rritje për njerëzimin

⦁ Ҫmimi investues  për gjeneratorët e erë sillet ≈ 3,5 - 4 cent / W = 3,5 - 4 mil(€) MWh

⦁ Shkalla e shfrytzueshmërisë vjetore për gjeneratorët tokësor në gjermani sillet ≈ 16 %  

⦁ Kosovës do ti nevojiteshin 5000 gjeneratorë ere me nga 1 MWh fuqi  që ti ofrohet furnizimit me energji që e bëne një TC modern me qymyr CCSTC(carbon capture und Storage) prej 750 MWh

⦁ Sipas rregullave teknike, për instalimin e këtyre gjeneratorëve do të nevojiteshin të paktën 50.000 hektar sipërfaqe tokësore

⦁ Për instalimin e kaq gjeneratorëve, sipas tregut dhe standardit gjerman do të nevojiten mbi 15 Miliardë (€)

⦁ Analiza konkrete tregon se ҫmimi i tërësishëm investiv për gjeneratorët në Gjermani ka qenë rreth 4000€/ MWh, si mundet që gjeneratorët e firmës  së njohur General Electric sikurse ceket nga "GOLDER" të instalohen në Kosovë me ҫmim rreth 1700€/ MWh,nëse janë gjeneratorë të rinjë e jo të përdorur që kushtojnë shumë pak !

⦁ Për shpagimin e investimit me energjinë e përfituar sipas shkallës së përfitimit të gjeneratorëve gjerman, ndersa me ҫmimin e energjisë që paguan kompania turke për blerjen e energjisë nga "KEKU" në Kosovë, do ti duheshin mbi 100 vite kohë, ndërsa shekulli i shërbimit të gjeneratorëve llogaritet 20 vite! 

⦁ Nga një analizë shkencore me shifra konkrete për një grupim gjeneratorësh të erës në gjermani me fuqi të gjithëmbarëshme prej 9,15 MWh, për 20 vite punë, me ҫmim shitjeje të energjisë rreth 90€/ MWh, rezulton se në fund të proqesit të kenë një humbje prej 5,342 Mil(€) apo rreth 600.000(€) / MWh fuqi instaluese humbje (shih analizën)!, si do të munden të jenë efektiv gjeneratorët në Shalë, nëse energjia qe iu paguhet nga kompania turke do të jetë 28€/MWh (sa  thuhet se e paguan energjinë nga "KEKU"), apo edhe më tepër por kurrsesi  s'ka bazë të jetë sipas standardit gjerman !

⦁ Sikur gjeneratorët e planifikuar të montohën në Shalë, të jenë të të njëjtit prodhues dhe kualitet, të ju nënshtrohen të të gjitha kushteve tekniko ekonomike sikurse ata të analizuar në gjermani dhe të ju nënshtrohen të të njëjtave kushteve pune(kualiteti të erës etj), në fund të kohës 20 vjeqare të shërbimit do të rezultonte:
103.4 MWh x 600,000(€) humje = 62 MILION(€) humbje në fund të procesit !

⦁ Ngritja e gjeneratorëve të erës në gjermani në vitin 2019 ka patur rënje rreth 80%

⦁ Humbjet për gjermaninë nuk janë të mëdha ngase paraja sillet brenda gjermanisë( nuk ka eksport të parave), sepse teknologjia, montimi, mirëmbajtja, menagjimi, shfrytëzimi ,..., janë vendore.

⦁ Ndërsa tek ne, edhe në rastin më të mirë, edhe në rastin më të keq do të kemi eksport kapitali, por për mossukses, humbjet do të ishin të shumëfishta !

⦁ Që të mos ndodh kjo, duhet shpresur në ndonjë "mrekulli" dhe dështimet eventuale mos ti paguaj populli !

⦁ Gjeografia shqiptare, është më e pasura e europës dhe ndër më të pasurat e botës me të gjitha llojet e pasurive natyrore, posaqerishtë me burime energjetike, rrjedhimishtë, problemet energjetike dhe të tjera te ne janë të sajuara !

⦁ Politika mbarshqiptare, duhet ta ket shembull pikërisht Gjermaninë, se si ajo ua vë dryrin rezervave të qymyrit dhe furnizohet tjetërkah me energji për ta ruajtur atë për brezat që vijnë dhe kohë të vështira !

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar