Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 15.07.2020 05:59
Arben Malaj

​Ekonomia shqiptare duhet bërë pjesë e tregjeve, rajonale, evropiane dhe globale

Prishtinë | 24/12/2019 09:00

Shkruar nga: Arben Malaj

Portet, aeroportet, autostradat dhe hekurudhat shqiptare duhen integruar pa vonesë.

A duhet Shqipëria të lehtësoj daljen në det të Serbisë n.q.s. ajo ka interes ekonomik? Kjo është një pyetje ku studiuesit e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë  duhet te angazhohen për te mos ja lenë vendin  emocioneve apo qëndrimeve populiste dhe nacionaliste.

1 Mini-shengen pa Kosovën nuk ka. Kosovën në çdo projekt politik dhe ekonomik në nivel dypalësh, rajonal, evropian dhe globale do ta përfaqësojnë vetëm politikanët e saj të përzgjedhur nga populli i tyre. 

2. Në këtë debat duhet të dallojmë marrëveshjet ushtarake nga ato ekonomike, tregtare. 

3. Shqipëria tani që është vend anëtar i NATO-s duhet të integrojë portet, aeroportet, rrugët dhe të aktivizoj hekurudhat si pjese e korridoreve rajonale, evropiane dhe globale, pa cenuar sigurinë kombëtare.

4.investimet e mëdha qe mund te rritin  borxhin publike dhe in stabilitetin e financave publike, nuk duhet ti bëj vetëm apo kryesisht me taksat e shqiptareve  as me PPP-te preferenciale por me fonde grante nga BE dhe financime te buta nga bankat e zhvillimit, si BB, EBRD, BEI e tje,

5. Nqs portet, aeroportet dhe çdo element i infrastrukturës fizike  te Shqipërisë do të bëhen pjesë e këtyre korridoreve, përfitimet do të jenë shumë dimensionale : (i) ekonomike - sepse rritet aktiviteti ekonomik; (ii) sociale - sepse rritet punësimi; (iii)  financiare - sepse ndahen më mirë kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes  së infrastrukturës tone nga rritja e trafikut ndërkombëtare; (iv)   buxhetore - sepse do të kemi më shume të ardhura në buxhet dhe më e  rëndësishmja – (v) Shqipëria mund të përfitoj më shumë nga fondet mbështetëse të konferencës së Berlinit  sepse  BE financon projekte që përfshijnë  dy ose më shumë vende te rajonit.

Konkurrenca për akseset në infrastrukturë është e madhe dhe e fortë midis vendeve te rajonit dhe ne veçanti midis Greqisë, Shqipërisë dhe Malit te Zi. Distanca Beograd - Selanik  është 629 km  ndërsa Porti Durrësit - Beograd është 771 km.  

Nisja projekteve  që infrastruktura jonë të jetë pikë hyrje apo pjesë integrale e korridoreve rajonale, evropiane dhe globale  do të sjell përfitime gjeo-politike  edhe për Kosovën, pasi serbët nuk mund të përfitojnë nga aksesi në Portin e Durrësit pa kaluar nëpërmjet Kosovës .  

Historia tregon se bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik i redukton konfliktet dhe largon luftërat. Një studim  i thelluar  i rishikuar i qeverisë shqiptare nëpërmjet  Institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Korporata financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e  BB dhe Banka Evropiane për investime,   për   konkurrencën rajonale dhe opsionet me efektive  për të integruar infrastrukturën tonë në korridoret rajonale, evropiane dhe globale, krahasimi i alternativave më të mira dhe identifikimi i burimeve të financimit  sa më të buta - është imediat. Përfshirja e instituteve tona kërkimore shkencore, universiteteve, akademisë dhe ekspertëve vendas duhet të mos vonohet.

Ndërsa risqet potenciale për sigurinë kombëtare mund të analizohen dhe “certifikohen” nga NATO dhe qendra kërkimore shkencore ne fushën e sigurisë. George Marshall Center në Gjermani, qendër evropiane  e specializuar ne fushën e sigurisë, një  projekt i përbashkët amerikano-gjerman, thellësisht e profilizuar  edhe për këto analiza mund te ftohet për të bërë studimin mbi impaktet gjeopolitike  të kësaj strategjie kombëtare për integrimin e infrastrukturës tonë në rrjetet rajonale evropiane dhe globale.

I mirëkuptojnë ata që nuk e mirëkuptojnë këtë këndvështrim vetëm shkencor, por ne shqiptarët nuk duhet të vonohen më asnjë sekondë për të përfituar nga çdo mundësi që përfshin më mirë infrastrukturën tonë në korridore më të mëdha zhvillimi.

Zhak Attali – ish presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka botuar para disa viteve një libër studimore për historinë  disa qindra vjeçare të zhvillimit të shteteve të ndryshme ku e vë theksin   tek qytetet shtete. 

Të tilla në histori konsideroheshin qytetet porte sepse  rrugët tregtare detare mbeten përherë të rëndësishme dhe strategjike./ Prof. Dr. Arben Malaj, Lektor i Ekonomiksit te Zhvillimit www.ippm.al /

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar