Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 29.03.2020 03:57
Diana Toska

​Trinia Shqiptare

Prishtinë | 24/11/2019 16:45

Shkruar nga: Diana Toska

Prishtinë/ Shkup/ 1996 “Të funksionosh në gjendje okupimi, të zhvillosh institucione paralele, ta mbajsh arësimin gjallë, shëndetësinë, të kesh një diasporë që ta mban gjallë frymën, të kesh një situatë të qetë të sigurisë dhe të kesh një popull kaq të disiplinuar që shmang provokimet e policisë serbe është një mrekulli, është një sistem që po funksionon më mirë se në çdo shtetnë tranzicion. Jam i mahnitur dhe kjo mrekulli ka një përgjigjje; Fati i Kosovës është në duart e një Trinie të Fuqishme Patriotike Shqiptare të shkrira në një qëllim të vetëm, Kosova shtet sovran dhe i pavarur …“, thotë ambasadori pas vizitës në Kosovë.

Po udhëtonim me një Ambasador të BE nga Shkupi për në Prishtinë. Ishte i interesuar ta vizitojë Kosovën, funksionimin e institucioneve dhe jetës paralele që po zhvillohej pas okupimit që kishte vendosur Serbia dhe shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

Në Velani, takimi me Presidentin Rugova, kaloi në atmosferë miqësore.Kosova e pavarur është një vullnet i popullit të Kosovës sepse një Kosovë e pavarur, e lirë e demokratike do të integrohej më lehtë në bashkësinë e kombeve e të shteteve perëndimore.

Po më pas, pas pavarësisë keni ndërmend edhe ndonjë opcion tjetër, pyeti miku gjerman…?Q eshi…, pas spjegimit, se opcioni i parë është liria dhe pavarësia me një protektorat ndërkombëtarë për një periudhë të caktuar, më pas është krejt e natyrshme që mund të ketë edhe një opcion të dytë, një verdikt i popullit dhe pres një mirëkuptim ndaj këtij vullneti të popullit të Kosovës për vetëvendosje nga aleatët tanë, theksoi Rugova.

Takimi me Imzot Mark Sopi, ishte mbresëlënës. I qetë e i vendosur, i guximshëm në vendime e në qëndrime, Kisha Katolike në Kosovë po bëhej gjithnjë më e njohur në arenën ndërkombëtare, sepse kisha po merrte edhe dimensionin shoqëror, kulturor e arësimor mbi supet e saja. Ipeshkvi, ishte decid në kërkesat e tij, kërkonte demokraci, liri, barazi e respektimin e të drejtave njerëzore për të gjithë qytetarët kosovarë.

Pashkë e Bajram i festojmë bashkë, tregonte Dr i shkencave, Kryemuftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.Qasja e tij ndaj religjionit, ishte garanci e mjaftueshme se shqiptarët assesi nuk do të devijojnë rrugën e tyre origjinale të fesë, të tolerancës dhe mirëkuptimit, për të konstatuar me mburje mendimin e tij, të Rugovës, e Sopit se ne para së gjithash jemi shqiptarë…

Ambasadori, vazhdoi vizitën e tij në Kosovë edhe dy ditë tjera.

Më pas po hanim drekën lamtumirëse në Shkup. E pyeta se a ishte i knaqur nga vizita në Kosovë?

Tha jam i mahnitur dhe kam gjetur përgjigjjen në pyetjen që ishim duke e kërkuar në BE.

Të funksionosh në gjendje okupimi, të zhvillosh institucione paralele, ta mbajsh arësimin gjallë, shëndetësinë, të kesh një diasporë që ta mban gjallë frymën, të kesh një situatë të qetë të sigurisë dhe të kesh një popull kaq të disiplinuar që shmang provokimet e policisë serbe është një mrekulli, është një sistem që po funksionon më mirë se në çdo shtetnë tranzicion.

Jam i mahnitur dhe kjo mrekulli ka një përgjigjje; Fati i Kosovës është në duart e një Trinie të Fuqishme Patriotike Shqiptare të shkrira në një qëllim të vetëm, Kosova shtet sovran dhe i pavarur …

(Shkëputur nga Libri ‘KOSOVA NE GAZETARINË TIME’)

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar