Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 25.05.2020 08:14
Fatjon Malaj

​ISIS: Ngritja dhe rënia e një ideali të rremë.

Prishtinë | 25/01/2020 09:30

Shkruar nga: Fatjon Malaj

ISIS  në mënyrë aluvize konsistoi  në një përbindësh të krijuar për të goditur rëndë imazhin dhe  mesazhin e mrekullueshëm  të   “Fesë Islame”  të cilës nuk mundi tia arrinte kurrë, mbasi është e pamundur të arrihet kjo.

Organizata  militante ekstremiste e ashtuquajtur Shteti Islamik në Irak dhe ash-Sham, ose DAESH/ISIS, si shumica e grupeve që u shfaqën në Siri dhe Irak, mund të përkufizohet si një grupim terrorist i angazhuar në veprime të përgjakshme masive në këtë rajon dhe jo vetëm me qëllim krijmin e një Shteti të Kalifatit.

Kjo organizatë, u krijua si zgjatim i organizatës terroriste al-Kaeda në Irak dhe Siri  gjatë vitit 2004, ndaj dhe në fillimet e saja u quajtë  Al-Kaeda Irakiane.

E themeluar nga Abu Musab Ez-Zerkavi nën emrin e Jema'at el-Tevhid vel-Xhihad, organizata  deklaroi se qëllimet e saj ishin tërheqja e forcave të koalicionit nga Iraku, shkatërrimi i aktivitetit shiit, sundimi i ligjit të Sheriatit si dhe rrëzimi i qeverisë së Irakut.

Me qëllim arritjen e këtyre objektivave, kjo organizatë ndoqi taktikat dhe metodat më brutale, siç janë kryerja e masakrave, në mënyrë që të krijonte frikë dhe ankth në shoqëritë e këtyre vendeve, organizoi sulme  me automjete të ngarkuara me lëndë plasëse, përdori e masivisht sulmet vetëvrasësve.

Me pushtimin e Irakut nga ana e SHBA-së, regjimi Ba'ath u rrëzua shpejt dhe pas pushtimit, 250 mijë trupa që i përkisnin ushtrisë Irakiane përfunduan të papunë. Edhe pse nuk kishte ndonjë lidhje domethënëse midis regjimit Baath dhe kësaj ideologjie artificiale, për shkak të zemërimit ndaj Perëndimit shumë ish-anëtarë të ushtrisë irakiane iu bashkuan strukturave salafiste. Megjithëse radhët e ISIS përmbanin numër shumë të lartë të luftëtarëve të huaj nga shumë vende të botës, pozicionet kryesore të saj si ato themeluese dhe menaxheriale u përbën nga ish-anëtarë të ushtrisë irakiane. Me kalimin e kohës, u vu re se  strukturat Selefi, al-Kaida dhe Suni, Ba'athist, të cilat fillimisht shfaqën unitet, u përçanë për shkak të qëllimeve të ndryshme, siç është vendimi për krijimin e një shteti islamik dhe rivendosja e superioritetit Suni. Pjesa tjetër kërkonte vetëm tërheqjen e forcave të koalicionit nga Iraku pasi pushtimi i vendit nga ana e tyre i kishte lënë të papunë duke përkeqsuar jetët e tyre social-ekonomike, si dhe rrëzimin e qeverisë së Irakut.

Organizata terroriste ISIS fitoi terren në një kohë shumë të shkurtër, për shkak të disfatave që pësuan grupet e tjera suni nga ushtritë e vendeve të këtij rajoni i mundësoi asaj të gjente mbështetje nga grupe të caktuara të komuniteteve në Siri dhe Irak. Pamjet e shpërndara në media të torturave ç’njerëzore që ushtronin antarët e forcave qeveritare karshi protestuesve dhe kundërshtarëve të regjimeve gjithashtu ndikuan masivishtë që shumë shtetas nga e gjithë bota të shkonin për të luftuar në këto zona.

Pothuajse 10 vjet më vonë pas pushtimit amerikan të Irakut, në vitin 2013, organizata Al-Qaeda zyrtarishtë njoftoi themelimin e të ashtuquajturit Shteti  Islamik në Irak dhe Sham (ISIS), e cilësuar  si "ilaç" nga Abu Bekir al-Bagdadi,  i cili u bë edhe drejtuesi i saj.

ISIS u përfshi menjëherë në listën e organizatave terroriste nga vende dhe organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE), SHBA, Kanada, Turqi, Arabia Saudite, Mbretëria e Bashkuar, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzia, Egjipti, India, Rusia, Australia, Kirgistani, Siria, Jordania.

ISISI u shfaq fillimisht në Irak në provincat Anbar, Nineve, Dijala, Babiloni, Mosul, Kerkuk, Saladin. Në Siri, ISIS u shfaq në rajonet e Aleppos dhe Raqqas. Në Libi, organizata ISIS  ishte aktive në Benghazi dhe Sirte.

Në një fjalim të bërë më 29 korrik 2014, al-Bagdadi deklaroi se krijimi i ISIS e ndau botën në dy kampe si besimtarë dhe mosbesimtarë ose hipokritë (qafir).  

Edhe pse lindi e inspiruar prej Al-Kaedës, funksionoi duke patur në dispozicion një rezervë të njohur prej të paktën dy miliardë dollarë dhe të angazhuar në shërbim të saj inteligjencën shtetërore të Sadamit, ISIS u bë plotësisht i ndarë nga organizata mëmë.

Me fuqinë ekonomike që fitoi, ISIS ishte në gjendje të krijonte sistemin e vet arsimor, gjyqësorin, qeveritë lokale.

Një arsye e cila bëri ISIS-in më global dhe të rrezikshëm ishte perceptimi i administratave me bazë shiite në botë, që disa syresh ta shihnin si një shpëtimtar i krijuar nga represioni i bërë ndaj grupeve suni.  

Gjithashtu, mbështetja gjithë admirim e grupeve të tjera radikale, siç është Boko Haram në Nigeri, e cila edhe sot është në të njëjtin bosht ideologjik me ISIS, si dhe deklarimi nga e saj i khalifatit të supozuar, edhe El-Shabaab në Somali e cila me prononcimet dhe aksionet e kryera, gjithashtu kontriboi ndjeshëm në shndërrimin e kësaj organizate një kërcënim rajonal.

Për të vepruar në një zone gjeografike kaq të gjerë dhe për të transferuar burime në dhjetëra mijëra anëtarë, ISIS-it  i duheshin shuma të konsiderueshme të ardhurash, dhe dihet se burimi më i rëndësishëm i të ardhurave ishin shitja e naftës. Përveç kësaj, kishte edhe  disa  burime të tjera parash si dhurime, shpërblesa, mbledhja e taksave, shitje të armëve, para të sekuestruara nga bankat irakiane.

Gjatë muajit gusht 2015, ISIS hodhi në qarkullim monedhën e saj “dinari i artë” “, gjatë prezantimit drejtuesit e saj nga të cilët njëri prej tyre me kombësi shqiptare u shprehën se  kjo monedhë  “është një tjetër shuplakë ndaj sistemit kapitalist të SHBA-ve pas asaj të 11 shtatorit 2001”.

Disa individë  nga rajoni i ballkanit të cilët kishin pozicione drejtuese brenda kësaj organizate, duke negociuar me familjarët në vendet e tyre të origjinës në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave bënë të mundur lejimin e kthimit pranë familjeve të disa luftëtarve të cilët vetëm mbasi iu bashkangjitën organizatës kuptuan se gjithçka ishte një mizerabël dhe nuk kishte aspak lidhje me atë çfarë u ishte përcjellë nga propaganda e cila është ndoshta më efektivja që ka parë bota me qëllim rekrutmin  e shtetasve me kombësi të ndryshme.

Nga këta të kthyer disa prej tyre  kuptuan në kohë se ishin viktima të një propagande totalishtë demagogjike duke shtrembëruar e abuzuar me një ideologji e cila përcjellë vetëm paqe dhe se prezenca e ajo çfarë ata kryenin në ato territore nuk shërbente aspak për të ndihmuar vëllezrit e tyre musliman vendas por përkundrazi jepte alibi regjimeve të shfaqnin anën e tyre brutale dhe disa drejtues të organizatës qoftë edhe ata me të njëjtën kombësi të bënin tregti si ajo e skllevërve. Lidhur me këtë del si detyrë për institucionet shtetrore marrja komplekse e  masave në kohë për parandalimin e radikalizimit viktimë e të cilin kanë rënë njerëz të cilët në jetët e tyre të përditshme kanë qenë shembujt më pozitivë për komunitetet ku kanë jetuar, por në nënyrë naive kanë rënë pre e radikalizimit duke u përfshirë në veprime pasojat e të cilave i kanë vuajtur komunitetet e veçanërishtë familjarët e tyre totalisht të pafajshme.

Nga pikpamja e armatimit, u konfirmua se kishte armë të të gjitha llojeve dhe kalibrave të mbetura nga Ushtria Irakiane. Ata mund të përdornin në mënyrë shumë efektive sisteme armatimi, si sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore, mortajat, mitralozët e rëndë, si dhe një numër të vogël tankesh të kapura dhe mjete luftarake të blinduara.

Një tjetër pikë e rëndësishme e arsyes se pse  ISIS-i u nda nga al-Kaida përvecse diskorndancave ideologjike të dala vite më vonë mbas themelimit  fillestar, ishte edhe strategjia luftarake e ISIS e cila konsistoi jo për të sulmuar  "armikun në distancë dhe kohë të largët"  siç vepronte Al-Kaida por në front të nxehtë dhe kohë të shpejt.  Pikërishtë si pasojë e kësaj strategjie, ISIS nuk hezitoi të krijojë zona të reja operative me qëllim përhapjen e kalifatit dhe u angazhua në përpjekje të mëdha për të pushtuar rajone të reja të lidhura objektivin e saj madhor.

Në këtë kuptim, vendet evropiane u ekspozuan dhe u bënë target i sulmeve ekspansioniste të  ISIS. Sulmet  e organizatës terroriste ISIS në Evropë ndërmjet 2014-2018 ishin:  Në Francë, gjatë janarit dhe shtatorit 2017 u kryen 12 sulme terroriste, ndërsa fatmirësishtë pesë sulme u parandaluan edhe Gjermania u dëmtua nga pesë sulme terroriste. Mbasi organizata terroriste ISIS deklaroi kalifatin dhe sfidoi botën në vitin 2014, numri i akteve terroriste që u kryen në Evropë shkoi në 28 në 2015, në 38 në 2016 dhe në 42 në 2017. Në gjysmën e parë të 2018, numri i akteve terroriste ra në 10 të tilla.

Ndërsa numri i personave që vdiqën nga sulmet terroriste në pesë vitet e fundit ishte 488, të plagosurit ishin 1450 vetë. Disa prej këtyre sulmeve u kryen nga ISIS, disa u kryen nga individ të cilët u quajtën ujq të vetmuar, këta të fundit të vetëradikalizuar nga propaganda kryesishtë ajo e lançuar nëpërmjet rrjeteve sociale e disa prej tyre të urdhëruar e inspiruar nga komunikimet e fshehta me individë në radhët e organizatës.  

Rritja e numrit të akteve terroriste qartësoi shtrirjen e rreziqeve kërcënimeve me të cilat u përballë  dhe do të përballet siguria evropiane.

Që prej vitit 2016, pati një  ulje të konsiderueshme të pjesëmarrësve  luftëtarë në ISIS. Arsyet ishin;  masat e marra nga Forcat e Koalicionit në lidhje me sigurinë e kufijve, humbjen e reputacionit të ISIS, humbjet e territorit, humbjen e burimeve financiare, dështimet e shfaqura nga ana e luftëtarëve të huaj për të përmbushur nevojat jetike në zonat e kontrolluara nga ISIS. Përkundër gjithë kësaj, luftëtarët e huaj të cilët kanë shërbyer në këtë organizatë nuk janë eleminuar plotësisht. Tani e tutje, çështja më e rëndësishme që do të rrezikojë sigurinë rajonale, veçanërisht sigurinë evropiane, do të jetë kthimi i këtyre luftëtarëve në vendet e tyre të origjinës kryesisht vendet e treta. Përveç kësaj, ka edhe disa luftëtarë të huaj që u janë bashkuar organizatave të tjera xhihadiste; e disa prej tyre migruan në vendet e treta. Ndaj kërkohet një punë e madhe me qëllim riintegrimin dhe risocializimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit jo duke i përjashtuar ata por duke i trajtuar me gjithë kujdesin e nevojshëm.

ISIS vazhdoi të përcjellë mesazhet e udhëheqësve për mbështetësit e saj edhe në vijim. Nëpërmjet këtyre  mesazheve u  pohua se më 22 prill 2018, zëdhënësi i ISIS al-Mujahir organizoi sulme në Irak, Afganistan, Siri, Filipine dhe Damask. Asohohe është thënë gjithashtu se në të ashtuquajturin kamp trajnimi "Muhammad bin Maslamah al-Ansari" në Afganistan, u organizuan trajnime për 160 anëtarë të rinj të organizatës.

Për këto arsye, ISIS ende kërcënon sigurinë dhe funksionimin demokratik në disa vende të tilla si Siria, Iraku, Egjipti, Tunizia dhe Afganistani. Arsyeja më e rëndësishme për këtë thuhet se është rivendosja e superioritetit psikologjik që ka humbur veçanërisht në Siri dhe Irak dhe sigurimi i moralit për mbështetësit e tij. Organizata vazhdon të përdori retorikën e saj antidemokratike, të cilën e përdori kur ishte efektive.

Në takimin e Kuvajtit në 13 shkurt 2018, përfaqsuesit e vendeve të Forcave të Koalicionit kundër ISIS, të cilat u formuan me pjesëmarrjen e 75 vendeve gjatë  këtij  takimi, shqyrtuan situatën e lidhur me këtë organizat ekstremiste. U vlerësua se si rezultat i takimit të mbajtur në Uashington në Mars 2017, para takimit të Kuvajtit  7.7 milion njerëz në Irak dhe Siri u shpëtuan nga ISIS, po ashtu, Raqqa u çlirua në tetor 2017, Iraku u pastrua plotësisht nga ISIS në Dhjetor 2017. Lufta kundër ISIS duhet vazhduar, duke çuar në shpërbërjen e plotë të organizatës, ideologjia dhe burimet e saj financiare duhet të eleminohen në mënyrë që të mos rishfaqen në të ardhmen, tashmë nën drejtimin e Abu Hasan El Muhaxhir pauses i Abu Bekir al-Bagdadi vrasja e të cilit nuk e ka eleminuar plotësisht ISIS.

Të shqyrtosh strukturimin e ISIS me efektin e radikalizmit në Evropë, një fakt i rëndësishëm është edhe identiteti gjeografik në të gjithë Europën. Sepse ekziston një lidhje e konsiderueshme midis mbështetjes që i jepet ISIS-it dhe numrit të popullsisë muslimane që jeton në vendet europiane dhe sfondit historik të vendeve europiane.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar