Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 29.03.2020 04:08
Halil Selimi

​Dielli i mbrëmjes është i bukur, edhe kur nuk ngrohë

Prishtinë | 07/06/2017 16:43

Shkruar nga: Halil Selimi

Ja që ndodhë edhe ajo që moti e ke pritur, dhe kur vjen, si e vonuar, duket diçka e bukur, ani se nuk të ngrohë sa duhet! Si dielli i mbrëmjes që të mrekullon nga pamja, por është i vakët nga ngrohja.

Kosova nuk kishte nevojë as për luftë, por ja që deshën ta zhduknin nga faqja e dheut dhe ajo nuk u nënshtrua. Dhunës shfarosëse serbo-çetnike iu kundërvu më guxim, sakrificë e krenari liridashëse. 

U vet organizua një ushtri dhe një rezistencë e pashembullt dhe e fitoi luftën. Ishte e frikshme lufta! Edhe UÇK-së, fillimisht, nuk ju besua se do t’ja dilte në krye këtij misioni shekullor kaq të vështirë! Gati të pamundur! Megjithatë, Kosova përfundimisht është e lirë! Skeptikët dhe frikacakët, shyqyr nuk ishim aq me ndikim sa ta impononin ndalimin e rezistencës dhe ti nënshtroheshim Serbisë pafundësisht!

Prapë Kosova është në një udhëkryq politik. Mes lindjes dhe perëndimit. Momenteve vendimtare, kemi ditur të rreshtohemi, gjithmonë. Ata që bashkuan guximi, idealin dhe armët për liri, u bashkuan edhe tani, që rruga e perspektivës për Kosovën të jetë europa dhe qytetërimi perëndimor, pa alternativë!

Kosovës prapë po i buzëqeshë fati në një rrugëtim të ri, pa frikën e kthimit mbrapa nga mbrapshtanët e saj politikë! Ata që nuk patën forcë ta ndalin luftën për liri, kurrë nuk do të kenë forcën e ndryshimit të kahjes politike dhe të lirisë.

Është për keqardhje nëse dikush edhe sot mund të ndjehet i frikësuar nga ata që frikë dhe humbje patën e kanë vetëm si pushtues dhe bishtat e tyre të lënë pas.

Kosova nuk ka kohë për të humbur nënshtruar në pritje, duarkryq! Mjerimi, vuajtja, varfëria e stërkeq-ja, po e kanosin dhe e dëmtojnë, nga të gjitha anët, përditë! Nën frymën dhe frymëzimin e lirisë e të pavarësisë së fituar me sakrificë e vetëmohim, Kosova duhet të eci e sigurt në rrugën e shtetëndërtimit, zhvillimit e mirëqenies, për çka kemi aq shumë nevojë, edhe si qytetarë, edhe si Kosovë. Prandaj, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një fillim i ri, i përtërirë me energji të reja e të bashkuara, me guximin e çlirimtarëve politikisht të unifikuar, me frymën liridashëse dhe vizion politik, jo për të vend numëruar! 

Kosovës, akoma me shpatulla të brishta, nuk i bënë mirë barra e pritjes, deformimet orientaliste e  sllaviste të lindjes. Karroca e lirisë kërkon fuqinë, guximin dhe dijeninë kalorësiake të atyre që e sollën deri këtu dhe jo të atyre që i fusin kleçka të njohura e të panjohura, për ta penguar. Rrugëtimi i lirisë, akoma është i vështirë, por të sigurt, gjithsesi! Qytetërimit euro perëndimor, për Kosovën, që i takon kësaj familje bashkëkohorë, është pa alternativë!

 Kosova, një shtet i ri i kontinentit të vjetër, sovrane e vullnetit të lirë, në çdo kohë dhe në çdo mënyrë!

Gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë koha për një Fillim të Ri!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar