Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 29.03.2020 04:47
Halil Selimi

​Edhe partitë politike të Kosovës me sovranitet të kufizuar

Prishtinë | 28/08/2019 15:38

Shkruar nga: Halil Selimi

Partitë politike me sovranitet të kufizuar, si edhe vet Kosova

Në prag të zgjedhje kombëtare, Kosova gjendet me një moment delikat dhe shumëçka do varet nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.

Edhe partitë politike të Kosovës, si edhe vet Kosova, po reflektojnë një gjendje jo sovrane dhe të pasigurisë, duke mos dalluar shumë nga njëra-tjetra. Të gjitha duan të fitojnë të vetme, ndërsa nuk ndjejnë sigurinë e fitores si të vetme! E gjithë kjo, bazuar në sondazhet që para vlerësojnë fuqinë elektorale të tyre dhe qëndrimet përtej kontestit real, që shpërfaqet në çdo sondazh.

Më e pasigurta dhe më e shqetësuara duket VV edhe pse thuhet që sondazhet e rangojnë si të parën! Kjo pasiguri që reflekton një parti si VV, e cila karakterizohet formalisht nga vendosmëria e saj, sikur fsheh një të panjohur për ne, por që mund ta dinë vetëm ata brenda vetes: o nuk ua kanë besën sondazheve, o e dinë saktësisht se ato nuk shprehin të vërtetën që Lëvizja ka realisht! Gjë që, shikuar me një sy kritik, nuk besohet të arrijë 20%. Përndryshe nuk ka asnjë kuptim gjithë kjo “dëshirë” e papërmbajtshme për të hyrë në zgjedhje me LDK dhe me çdo çmim?!

Ndërsa të tjerat ndjehen disi më të pavarura për të garuar vetëm, me besimin në vetvete se do të tejkalojnë diferencat e vogla që i dallojnë dhe janë të përmbysshme lehtas me një fushatë të konsoliduar dhe afirmative.

E veçanta e të gjithave duket vetëm PDK-ja. Të gjitha merren me te, duke ia njohur forcën e pakapërcyeshme, ndërsa sforcueshëm deklarojnë kapërcimin e saj, gjë që nuk besoj t’ju shërbejë shumë në votë. 

Nuk di nëse kjo e forcon, apo e dobëson një parti me koherencë shtetformuese, pavarësisht të metave që ka?! Krahas fuqisë mobilizuese të saj, PDK mbase mund të përfitojë edhe nga gjithë ky ‘mbivlerësim’ negativ, ku të gjithë ndjehen dhe duken të vegjël e të pamundur karshi saj!

Negativiteti nuk prodhon pozitivitet, o njerëz!

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar