Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:46
Halit Krasniqi

​​Ndërgjegjja thërret për bashkëpunim pozitë e opozitë

Prishtinë | 08/10/2015 09:33

Shkruar nga: Halit Krasniqi

Ndërgjegjja thërret mazhorancën për transparencë me korrektësi, për përkushtim me përgjegjësi, për zbatim të ligjeve pa dallueshmëri, për hapje të vendeve të reja të punës në sektorin publik edhe më shumë të nxisë duke krijuar kushte edhe në sektorin privat. Me aplikim inkurajues të politikave sociale edhe më shumë, të përshpejtoj përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, si mundësi për të hapë edhe mundësinë për të shfrytëzuar tregun e punës në shtetet e BE-së, nga ajo pjesë e kualifikuar e armatës së madhe e të pa punëve në Kosovë.

Sfidat e mazhorancës

Të përshtatë legjislacionin për transformimin e FSK-së në FAK. Ta zbus retorikën e komunikimit me opozitën. Madje, edhe atëherë kur ajo është e frustruar në misionin e saj opozitar. Edhe atëherë kur gjuha e diskursit të saj është e rëndë edhe atëherë kur pragmatizmi politik i saj është anarkik. Edhe atëherë kur nuk bën vetëm oponencën e qeverisë, por edhe minuesin e proceseve të zhvillimit të vendit tonë. Procese të cilat i kemi projektuar së bashku me qendra të shteteve mike dhe ende gëzojmë një mbështetje edhe kur herë-herë bëjmë veprime zhgënjyese dhe atëherë kur dërgojmë mesazhe mosmirënjohëse. Edhe atëherë kur hapësirat e institucionit për të bërë rregulla në shoqëri dhe ligje të aplikueshme në shtetin tonë të ri. Gjithashtu, veçanërisht kur ndonjë zyrtar me pozitë të lartë në qeveri, bën veprime të pa përgjegjshme e krejt të pa falshme, duke futur në veprime kërcënimin me forcën e muskujve dhe jo shfrytëzimin e ideve dhe koncepteve që i mungojnë kampit të simbiozës qeverisëse.

Kryekërkesa është për qeverisje me duar të pastra edhe nëse nuk arrinë të jetë shumë efikase në realizimin e premtimeve elektorale.

Sfidat e bllokut opozitar

Sfida kryesore është ruajtja e ekuilibrave të mendimit pozitiv, i cili prodhon veprimin progresiv së pari për interesat e vendit dhe pastaj për opozitën e lidershipin e saj. Në të gjitha shtetet me traditë demokratike dhe në shtete të konsoliduar në planin e brendshëm dhe në marrëdhënie të jashtme, misioni opozitar është korrigjimi i keqqeverisjes dhe shkurtimi i jetës së qeverisë me mjete e metoda të lejuara ligjërisht.

Duke bllokuar punën e legjislativit dhe duke bojkotuar punimet e institucioneve, nuk është zgjidhje e preferuar. Sepse interesi i qytetarëve tanë është të konsolidohet subjektiviteti i Republikës së Kosovës në marrëdhënie të jashtme dhe të brendshme. Duke korrektuar planifikimet buxhetore me rastin e aprovimit te buxhetit dhe në rishikimin e tij. Duke atakuar me argumente pa kompromis elementin korrupuktiv në qeverisjen qendrore dhe në pushtetin lokal, të cilët janë brejtësit më të mëdhenj të shtetndërtimit.

Trumbetimi për dhurim tokash Malit të Zi me demarkacionin dhe për favore të Serbisë me Marrëveshjet e Brukselit, janë konstruktime shumë lehtë të përdorshme dhe tejet funksionale për të krijuar situata eruptive në ndjenjat e qytetarëve të devotshëm dhe të pa informuar, me probleme sociale dhe me një mori plagësh me lëndime nga pseudopolitikat. Madje është moment që mund ta tundë tokën dhe ta dridhë qiellin me zërin zhgënjyes e protestues të turmës. Por nuk do të sjellë përfitime për vendin tonë.

Asnjë interes i pa njohur dhe hipotetik nuk mund të gjendet në raportet e Kosovës me Malin e Zi që të shpërblehet me 8000 hektar dhe as një zyrtar të Kosovës, të çfarë do niveli, nuk mund ta gjesh që do të merrte guximin për të vendosur nënshkrim për një veprim të tillë në favor të tjetrit e në dëm të vendit tonë. Jo për 8000 hektar, por për një hektar të vetëm po t’i dhurohet një shteti tjetër, jo vezë e letra hartash, por gjithsesi ndëshkimi rrufeshëm do t'i vinte sapo të dilte nga objekti i takimit.

Edhe nëse për momentin nuk kuptohet realisht një veprim i tillë, kur do e në cilën do kohë që kjo të vërtetohet, edhe nga varri do të zhvarroset nga breza të tjerë. Këtë nuk mund ta lejojë sot një njeri i vetëm, ndërsa edhe më pak një ekip zyrtarësh.

Po të bëhej fjalë për demarkacion me Serbinë edhe mund të dyshonim se mund të jetë bërë për ndonjë kompromis të pa drejt, por i imponuar padrejtësisht, ndërsa me Malin e Zi, nuk mund të imagjinohet asnjë arsye dhe asnjë mundësi. Mali i Zi, aktualisht, nuk ka pasur pretendime të tilla. Duket se është mjaft i kënaqur që gjatë këtyre decenieve të zgjimit tonë, nuk është përballur me kërkesa për të kthyer ato troje shqiptare të marrura padrejtësisht më parë.

Marrëveshja e Brukselit

Secili jurist me integritet profesional dhe secili zyrtar me njohuri modeste në marrëdhënie ndërkombëtare, do të mund ta formulonte më ndryshe tekstin e Marrëveshjeve në Bruksel, sikur në tryezë të ishte vetëm vullneti dhe preferenca e Kosovës.

Por fakti shumë relevant se pas këtyre Marrëveshjeve, Beogradi do të detyrohet ta ndryshoj Kushtetutën, Kosova do të përfitoj në planin politik dhe atë praktik. Nëse në këtë proces do të ndanin detyrat pozitë dhe opozitë për të përfituar nga ky moment në interes të Kosovës dhe jo për interes të pushtetit të bllokojnë, kur nuk duhet dhe të bojkotojnë kur do të ishte e dëmshme për vendin.

Hapja e konfliktit fizik me hedhje vezësh në lidershipin qeverisës, bllokimi dhe bojkotimi i funksionimit të institucioneve, janë pjesë të shfaqura të kapitujve të skenarit të opozitës sonë. Ky skenar i trumbetuar në Tiranë se tri stinët tjera do të jenë më të nxehta se vera e sa po kaluar, do të jetë sa i dëmshëm për vendin tonë, aq shpëtimtar për lidershipin e Serbisë që ka udhëhequr bisedimet në Bruksel dhe që do të iniciojnë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Ky akt do të sjellë zhvillime të reja në Serbi dhe rishikim të qëndrimeve te serbet e Kosovës. Një dyzinë motivesh kanë për përplasje në mes të serbëve të Serbisë dhe për zhgënjim të serbëve të Kosovës. Ata mund t’i shpëtoj pa përplasje në mes tyre, vetëm një skenar përplasjesh në mes nesh. Për këtë nuk do të mungojnë investimet nga Beogradi. Edhe vullnet e gatishmëri në Kosovë do të ketë mjaft, duke motivuar si gjithherë me arsye të brendshme.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar