Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 10:57
Halit Krasniqi

​Shenjat shqetësuese të konstrukteve politike

Prishtinë | 23/10/2015 15:39

Shkruar nga: Halit Krasniqi

Si duket, katapultimi i problemeve të fqinjëve tanë në Kosovë, ka ngecur. Nga promovimi i politikës britmë e piskamë kundër oponentëve politik në sy të publikut, në vend të komunikimit e të debatit me argumente; sulm e kërcënim mbi institucionet e shtetit të brishtë në këtë proces të ndjeshëm shtet ndërtimi, në vend se bashkërisht pozitë e opozitë ta mbështesin këtë projekt nacional, duke respektuar detyrat dhe rolet kushtetuese.

Perceptimi i oponencës politike si armik, është një rrezik, i cili ka filluar të normohet në përditshmërinë tonë aktualisht. Ky raport na shpije në një konflikt me pasoja afatgjatë dhe ka faturë me një çmim të rëndë për shoqërinë tonë të sfilitur nga e kaluara e afertë. Kontributi dhe përkushtimi i gjithë qytetarëve tanë, i subjekteve politike dhe i shoqërisë civile në akordim funksional edhe mund të mos jetë i mjaftueshëm për të arrirë objektivat e shtet ndërtimit, në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe në krijimin e perspektivës së brendshme kombëtare. Gjithashtu edhe ngritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Edhe më vështirë do të jetë, nëse kultivojmë marrëdhënie konfrontuese, siç ka filluar promovimi i tyre dhe siç dëgjojmë kërcënime të radhës.

Pozita me një gjuhë injorimi dhe me sjellje megalomane, nuk duhet të manifestoj fodullëk të tillë, në këtë trandje të sistemit të vlerave, sepse ka favorin e legjitimitetit të votës.

Ndërsa opozita me arrogancë e agresivitet, duke prodhuar diskurse hipotetike e pragmatizëm anarkik, me kaq brutalitet, duke ngatërruar sheshazi synimin e saj në perceptim të publikut. Me këtë strategji, ka ngatërruar misionin e vet dhe ka djegur shansin jetik, që e sjellë gara politike. Në veprimet e saj, nuk dihet objektiva e parë, pushteti apo rrënimi i tërësishëm i arritjeve të deri tashme, për të cilat ky vend ka dhënë një çmim të lartë dhe ky popull e ka arritur me një përkushtim të gjatë shekullor.

Çka po ndodhë rreth nesh?

Vendi i fqinjit perëndimor po dridhet. Podgorica po vlon nga protestat dhe ultimatumet. Lajmet për konfrontime të ardhshme, nuk kanë rëndësi sa janë të vërteta. E vërtet është se, këto lajme tregojnë për pa sigurinë që ka kapluar kryeqytetin e Malit të Zi.

Duke i shikuar protestat e fqinjëve tanë, sa mosmirënjohës duken qytetarët e këtij shteti fatlum për shkathtësitë e Qeverisë së shtetit të tyre, sipas opozitës në Prishtinë. Sepse jo vetëm se po mbanë në qetësi trojet shqiptare të aneksuara më parë, por këto ditë pa iu vrarë asnjë ushtar, qeveria e Malit të Zi dhe pa e shkrepur asnjë fishek ushtria malazeze aktualisht, e zgjeroj sipërfaqen e shtetit të tyre me afërsisht dhjetëmijë hektarë. Këto zhvillime në Podgoricë e nxjerrin hapur të diskutueshëm këtë konstrukt politik në Prishtinë, që gati është për t’ia futur flakën vendit tonë.

Sipas këtij këndë vështrimi të opozitës sonë, mos mirënjohës dhe shumë injorant ndaj qeverisë së Beogradit për sukseset e saj në Bruksel, po duket se është edhe kryetari i Akademisë së shkencave të Serbisë me deklaratat e guximshme për pozitën reale të Kosovës dhe të Serbisë dhe për marrëdhëniet e tyre.


Reagimet e zyrtarëve të politikës serbe dhe të kryetarit të shtetit të Serbisë, tregojnë se ua ka cenuar strategjinë e mashtrimit që e kanë aplikuar me qytetarët e tyre deri tani. Duke kultivuar gjendje ireale, duke prodhuar iluzione të miteve shekullore për Kosovën e për rolin dhe pozitën e shtetit të tyre në marrëdhënie ndërkombëtare.


Kjo deklaratë e dhënë me zë në radio të dëgjuar dhe mjaft me ndikim në opinionin e tyre, nuk mund të përgënjeshtrohet si gabim i shypit, as si keqinterpretim i gazetarit. Si e tillë ajo është me mjaft ndikim te opinionet intelektuale në Serbi dhe te qytetarët e saj, përgjithësisht. Për herë të parë prej se mbaj mend unë dhe prej se ajo akademi është krijuar në historikun e ekzistencës së vet, dëgjohet një mendim kaq racional e i guximshëm, prej një kryetari të saj.


Kjo Akademi gjithnjë në akordim me politikën pushtuese të shtetit dhe me bekimin e Kishës ortodokse serbe, kanë ndjekur një qëndrim unik konspirativ e publik, kundër vendit dhe gjithë qenies sonë. 


Shteti serb, me institucionet e veta gjithnjë në çdo sistem shoqëroro politik, me postulate politike ka farkuar vargonjtë e robërisë. Akademia e Shkencave të Serbisë me teza pseudo shkencore ka trilluar për rrënjët e autoktonisë sonë. Ndërsa Kisha ortodokse serbe, ka shpërndarë temjanin e bekimit, duke ua mbuluar sytë qytetarëve të vet për të mos parë qëllimet obskuraniste e shovene të Kishës, as vizionet pushtuese e obstruksioniste të shtetit dhe as tezat antishkencore e iluzioniste të Akademisë së Shkencave të Serbisë.

Kjo deklaratë do të duhej të ndryshoj sjelljet tona të ndërsjella dhe do të duhej te ndikoj në korrigjimin e diskurseve politike në Prishtinë .

Fyerje publike të intelektit tonë


Duke parë zhvillimet në regjion, në qendrat ku është prodhuar me shekuj strategjia e aneksimit të vendit tonë dhe zhdukja e qenies sonë. Duke dëgjuar leksikun e Blloqeve politike te ne, bashkërisht dhe veç e veç, me vrazhdësi veprimi e me zhargon kontaminues. Interpretimet e arsyetimet për reagimet dhe kundër reagimet e tyre. Shpejt krijohet bindja se skena politike në Prishtinë dhe jo vetëm këtu, pa u ndalë në vazhdimësi fyen e lëndon, inteligjencën e qytetarëve tanë. Me konstruktime politike, abstrakte dhe konkrete për të krijuar alibi për veprimet e tyre, nga njëra anë anemike e naive edhe pse kanë të drejtë në veprimet e tyre dhe nga tjetra agresive e të pa akceptueshme për qytetarët e devotshëm të Republikës së Kosovës. Dhe, me pasoja jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por në këto kohë dhe në këto zhvillime, gjithandej në tërë shtrirjen tonë etnike. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar