Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 04:29
Ismajl Kurteshi

​Dy vite pas rezolutës gjendja në arsim nuk ka ndryshuar

Prishtinë | 10/02/2019 09:26

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Me nëntë shkurt të vitit 2017 Kuvendi i Kosovës e votoj rezolutën e iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes të cilës Arsimi shpallet prioritet kombëtar.

Kjo rezolutë ka pas dhe ka për qëllim  organizim më të mirë të punës në fushën e arsimit, që do të ndikon në ngritjen e cilësisë, kurse ngritja e cilësisë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

   Për fat të keq gjendja në arsim tani nuk dallon nga gjendja që ishte para dy viteve.

 Gjatë këtyre dy viteve përqindja e fëmijëve të përfshirë në arsimin parashkollor ka mbetur shumë e ulët si që ishte edhe në vitin 2017.

 Tekstet shkollore, kushtet e punës, mjetet e punës, aktivitetet jashtë shkollore, bashkëpunimi me prind, numri i mungesave të paarsyeshme, përdorimi i substancave narkotike, janë përafërsisht ashtu si kanë qen me 09. Shkurt të vitit 2017.

 Fakti se dy vite pas rezolutës gjendja në arsim është po aq e rënd sa ishte dy vite më parë, na mëson se rezolutat nuk ndryshojnë asgjë nëse ato nuk shoqërohen me vullnetin tonë të gjithmbarshëm dhe me përkushtimin e institucioneve që rezolutat të jetësohen.

  Në vijim pason rezoluta e lartpërmendura.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Kuvendi – Skupština – Assembly

 

 Legjislatura V

 Sesioni pranveror

 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 44 i Rregullores së Kuvendit, në seancën plenare, të mbajtur më 19 janar dhe 9 shkurt 2017, pas interpelancës së zhvilluar me ministrin e arsimit, z. Arsim Bajrami, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, me propozim të GP të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe me harmonizim nga GP të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe “Nisma”, nxjerr këtë:

 

 R E Z O L U T Ë

 

 1. Arsimi të shpallet interes nacional, ndërsa në funksion të kësaj të rritet buxheti për këtë sektor.

 

2. Të rritet llogaridhënia, monitorimi dhe vlerësimi i performansës së të gjithë mësimdhënësve në nivel vendi dhe të bëhet kategorizimi i tyre sipas rezultateve të vlerësimit dhe sidomos sipas rezultateve të testimit të jashtëm të nxënësve të tyre. 

 

3. Qeveria e Kosovës ta krijojë një fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe një fond tjetër për arsimin parashkollor, me qëllim të sigurimit të burimeve njerëzore dhe infrastrukturës së nevojshme.

 

4. Të bëhet rishikimi i Kurrikulës, i planprogrameve dhe teksteve shkollore në përputhje me kushtet dhe rrethanat në Kosovë. 

 

5. Të ndalohet përdorimi i teksteve shkollore me përmbajtje antikushtetuese. 

 

6. MASHT-i ta iniciojë themelimin e një forumi gjithëpërfshirës nga deputetët, nga ekspertët e fushës së arsimit dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile për analizën e situatës në arsim dhe të propozojë rekomandime. 

 

7. Të rikonceptohen tekstet shkollore dhe të bëhet unifikimi i lëndëve shkencore. 

 

8. MASHT-i të krijojë kushte të volitshme për organizimin e mësimit fakultativ. 

 

9. Të zbatohet në plotëni Kontrata Kolektive. 

 

10. Të rishikohet dhe të amendamentohet infrastruktura ligjore në fushën e arsimit. 

 

11. Në rast të mospërmbushjes së kritereve për licencim, institucionet shkollore jashtë sistemit publik të mbyllen. 

 

12. Ministri i Arsimit të raportojë para Kuvendit të Kosovës në çdo tre muaj për gjendjen në arsim.

 Nr. 05-R-008

Prishtinë, më 9 shkurt 2017 

                                                                                                                 Kryetari i Kuvendit

                                                                                                                  Kadri VESELI

CC: 

- Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar