Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 03:18
Ismajl Kurteshi

​Grevën që nuk e deshën dhe erdhi si rezultat i keqqeverisjes

Prishtinë | 15/01/2019 07:58

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Sikur Qeveria t’i kishte vu në jetë vetëm dy pikat e para të REZOLUTËS për arsimin të aprovuar para dy viteve në Kuvendin e Kosovës si që janë:

1.     Rritja e Buxhetit  për arsim dhe menaxhimi i drejt i tij.

2.     Rritjen e llogaridhënies, monitorimit dhe vlerësimit të performansës.

Sot arsimi nuk do të ishte këtu ku është.

Sikur Qeveria të mos i rriste rrogat  e veta dhe të disa sektorëve, pa asnjë analizë  paraprake, që me të drejt nxiti reagimin e shumë sektor të tjerë, përfshi këtu edhe sektorin e arsimit, nuk do t’i krijonte pakënaqësitë që i ka krijuar.

Sikur Qeveria të mos i injoronte shqetësimet e SBASHK-ut, dhe  të përpiqej t’i zgjidh ato me kohë, sot nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre.

Pra siç po shihet, shkaktar i vërtet i grevës është Qeveria e Kosovës.

 Është detyrë e Qeverisë dhe e Sindikatës së Arsimit që pa vonesë ta gjejnë një zgjidhje të arsyeshme, që nxënësve do  t’jua hapin pa vonesë  dyert e shkollave të tyre.    

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar