Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 04:02
Ismajl Kurteshi

​Në Luginën e diellit po ndodh kolonizimi i katërt serb

Prishtinë | 22/03/2019 22:07

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Derisa Serbia po kolonizon pjesë të Kosovës dhe po pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën që po kontrollohet nga Serbia, Institucionit e Shtetit të Kosovës po heshtin.

Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, ku një pjesë e madhe e territorit shqiptar ju dha Serbisë,  banorët e mbi 700 fshatra të banuara me shqiptar ne jug të qytetit të Nishit, nënë terrorin e ushtrisë serbe, nga të cilët një pjesë u vran e pjesa tjetër u dëbuan nga pronat e tyre. Një pjesë e të dëbuarve u vendos në Kosovë, ata njihen si “Muhaxher”, pjesa tjetër shkuan në Turqi.

 Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912, e sidomos në mese të dy Luftërave Botërore, Përmes projekteve të Grshaninit, Vasa Qubrilloviqit, Ivo Andriqit, Pashiqit etj. U organizua shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi dhe vendosja e “Naselenikve”( Kolonve) serb e malazez në shtëpitë dhe tokat e shqiptarëve të shpërngulur.

 Projekti i ndërprerë për shpërnguljen e shqiptarëve, për shkak të Luftës së Dytë Botërore, vazhdoj pas luftës deri në vitin 1966 kur nga pushteti u largua Aleksandar Rankoviqi. Gjatë kësaj periudhe  shqiptarët për shkak të presionit politik dhe ekonomik shkonin në Turqi, kurse serb e malazez vendoseshin, si “kuadro”, në Kosovë ku ju siguroheshin nga shteti vende të punës dhe banesa.

Pas vitit 1999, disa dhjetëra miliona euro, të buxhetit të Kosovës, u shpenzuan në ndërtimin e shtëpive për serbët që paraprakisht i kishin shitur pronat e tyre dhe ishin shpërngul në Serbi për shkak të kushteve më të mira të jetës. Mbi njëqindmijë shtëpitë e shkatërruara të shqiptarëve nga ushtria e Serbisë u rindërtuan, pa ndihmën e shtetit, me mjete vetanake të pronarëve dhe ndihmave nga jashtë.

  Ndërtimi i “Luginës së Diellit” që aktualisht po ndodhë nga ana e Serbisë, në territorin e Shtetit të Pavarur të Kosovës, ku do të vendosen serb nga Knini, Bosnja dhe Serbia, përveç që është kolonizim është edhe cenim i sovranitetit të Kosovës. Derisa Serbia po kolonizon pjesë të Kosovës dhe po pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën që po kontrollohet nga Serbia, Institucionit e Shtetit të Kosovës po heshtin. Kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të dëmshme të Brukselit dhe mungesës së vendosmërisë së Institucioneve të Kosovës, për ta mbrojte sovranitetin e vendit.

 Serbia, përkundër cenimit të sovranitetit dhe dëmeve të shumta që po ja sjell Kosovës, po vendos edhe kushte për kthimin në tryezën e dialogut, që aktualisht asaj po i nevojitet më shumë se sa Kosovës. Derisa ne nuk po e ngrisim  zërin as atëherë kur po na cenohet sovraniteti edhe pse mbrojtja e sovranitetit përveç tjerash është edhe obligim kushtetues.

Në vitin 2016 Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me “Luginen e Diellit” i pati propozuar Kuvendit të Kosovës rezolutën në vijim:

R E Z O L U T Ë

1. Qeveria e Kosovës, Ministritë respektive, të nxjerrin vendimet dhe të veprojnë në terren për ndalimin e çdo veprimi lidhur me ndërtimin e një lagje kolonizuese, në veri të vendit.

2. Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të plotësojnë me kuadër tjetër ligjor e normativ parandalimin e iniciativave të tilla me karakter të ndarjes etnike.

3. Ngarkohet Qeveria e Kosovës të hartojë menjëherë planin e masave dhe kalendarin për garantimin e kthimit të qytetarëve shqiptarë dhe rindërtimit të shtëpive të tyre në veri të vendit.

4. Kryeministri  i Qeverisë së Kosovës t'i raportojë Kuvendit të Kosovës 60 ditë nga miratimi i kësaj rezolute për gjendjen dhe masat e marra nga Qeveria për kthimin e qytetarëve shqiptarë në pronat e tyre. 

P.S. Edhe pse kanë kaluar tri vite nga kjo kërkesë Qeveritë, as ajo e kaluara dhe as kjo aktualja nuk kanë ndërmarr asgjë në këtë drejtim. Kërkesat e evidentuara në Rezolutë janë shumë aktuale edhe tani. Por heshtja e institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës po vazhdon, derisa Serbia po e kolonizon  Kosovën.

 Deri kur kështu? 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar