Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 01.04.2020 02:51
Ismajl Kurteshi

​Pagat të përcaktohen me Ligj

Prishtinë | 02/03/2018 08:04

Shkruar nga: Ismajl Kurteshi

Në Kuvendin e Kosovës është dashur të diskutohet për problemin e papunësisë, për pensionistët dhe familjet pa të ardhura, për mosrespektimin e ligjit të Punës dhe keqtrajtimin e të punësuarve sidomos në sektorin privat.

Megjithatë  konsideroj se është me vend edhe inicimi i kësaj Interpelance në lidhje me ngritjen e të ardhurave personale të anëtarëve të Kabinetit Qeveritar, sepse ngritja është në mospërputhje me gjendjen ekonomike ne vend dhe me procedurat për një ndërmarrje të tillë.

  Por kur bëjmë fjalë për  lartasin e të ardhurave personale nuk bënë të mos i përmendim edhe rrogat tepër të larta në disa segmente, për kushtet e Kosovës, ku rroga minimale është 170 euro, rroga mesatare në sektorin privat është 371 euro, rroga mesatare në sektorin publik është 525 euro, ku pensioni i kontribut dhënësve sillet në mes të 180  e 240, ku ndihmat sociale dhe pensionet e pleqërisë janë vetëm 80 euro.   Deri sa menaxherët  në  Fondin e Kursimeve Pensionale i marrin rreth 5.000 euro në muaj, menaxherët në Agjencisë  Kosovare të Privatizimit rreth 4.000 euro e kështu me radhë.

  Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie të madhe ku dikush për një muaj merr,  sa merr një punëtor krahu për 3 vite, ne si Kuvend nuk e kryejmë obligimin tonë duke u kufizuar vetëm te të ardhurat e Qeverisë, por duhet ta trajtojmë problemin në tersi dhe të vendosim barriera ligjore që do t’i jepnin fund këtyre padrejtësive.

  Duhet me ligj të pengohet mundësi e marrjes të dy e më shumë pagave, pavarësisht se a merren në sektorin publik a privat,  kjo duhet sidomos të vlej për zyrtar të lart. Duhet të ndërpritet praktika e rritjes së pagave dhe përcaktimi i privilegjeve të qeveritarëve dhe deputetëve për mandatin aktual.   

  Në çdo situatë për zgjidhje të suksesshme të një problemi iniciuesi duhet  zgjidhjen ta fillojmë nga vetvetja. Duhet të fillohet me pagesa sipas rezultateve dhe angazhimit në punë të secilit të punësuar veç e veç. 

  Ne si deputet duhet ta shohim sa është e drejt që ne për një pjesë të punës që e kryejmë të paguhemi në dy mënyra. Për punën që e bëjmë ne i kemi rrogat fikse mujore, këtu hynë edhe kompensimi për seanca dhe për mbledhjet në komisione, por për të njëjtën punë, për pjesëmarrjen në seanca dhe  mbledhje të komisioneve ne kompensohemi edhe me mëditje, ky është kompensim i dyfishtë për të njëjtën punë, si i tillë është fitim i padrejtë nga i cili ne si Kuvend duhet të heqim dorë e pastaj të jemi këmbëngulës që t’ia pamundësojmë edhe të tjerëve që të mos i keq përdorin pozitat e tyre për përfitime të padrejta personale. 

Kosova ka nevojë urgjente për Ligjin për paga si dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar