Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.07.2020 01:16
Jakup Krasniqi

​Cilësimi i krimeve serbe si masakër, në asnjë mënyrë nuk i mbulon krimet e gjenocidin të kryera në Kosovë

Prishtinë | 08/12/2019 00:14

Shkruar nga: Jakup Krasniqi

Ndoshta kjo që po e them është një lloj përsëritjeje, por tek e fundit “përsëritja është nëna e kujtesës”!

Nuk ka asnjë dyshim, çdo udhëheqës shqiptar duhet t’ju përgjigjen gënjeshtrave e mohimeve të kriminelit Vuçiq, por ato duhet të kenë saktësinë gjuhësore e terminologjike. Pasi vrasjet që i ka bërë Serbia në Kosovë, filluar nga Likoshani e Qirezi, Abria e Pokleku, në Reçaku e Tica, në Krusha e Meja, në Qyshk e Shtedime, në Gjakovë e Suharekë e kudo në Kosovë, në vitet 1998-1999, ishin krime e gjenocid i planifikuar dhe i programuar me qellim të shuarjes së tërësishme ose të pjesshme të shqiptarëve të Kosovës. 

Kur kemi parasysh ketë, nga fjalori ynë i përditshëm, në politikë, në media apo edhe në shkrime historik, duhet ta heqim nga përdorimi i folur apo i shkruar fjalën masakër, pasi ajo nuk e mbulon krimin e gjenocidin e kryer mbi shqiptarët dhe jo vetëm gjatë luftës së fundit. Pasi masakra mund të bëhet edhe mbi një kafshë apo mbi një ambient të bukur  natyror.  

I kuptoj njerëzit, se fjala masakër është e vështirë për t’u shqiptuar a dëgjuar, por, në asnjë mënyrë, fjala masakër nuk i zëvendëson fjalët adekuate siç janë: krime të luftës, krime të gjenocidit dhe gjenocidin. Ketë çështje e qartëson edhe Rezoluta për gjenocidin që Serbia e ushtroi  mbi shqiptarët, e miratuar në Kuvendin e Kosovës, në legjislaturën që po e lemë prapa.

Shkurt: Cilësimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë si masakër, në asnjë mënyrë nuk i mbulon veprat e krimit e të gjenocidit që ajo ka kryer në Kosovë në vitet 1998 – 1999.

Duhet ta kemi të qartë se, si në politikë e medie e po ashtu edhe në shkencë se, përdorimi i termave siç është rasti ynë i saktësuar më lartë, duhet të kenë qartësi gjuhësore e kuptim të saktë në përdorim publik, pa e len në asnjë mënyrë  që të nënkuptohen.

Politikanët, qofshin në shkuarje apo në ardhje, duhet që t’i kushtojnë vëmendje të shtuar termave politikë që i përdorin, qoftë edhe ndaj një publiku të caktuar ose të kufizuar. Madje edhe në kohën kur ka ndodhur Reçaku, Ëiliam Ëalker ka pas deklaruar se: “Ky  është krim kundër njerëzimit”.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar